Gati 37 vjet pas aksidentit më të keq bërthamor në botë, Çernobili është shndërruar nga një zonë fatkeqësie në një rezervat natyrore që është gjithashtu shtëpi e disa banorëve. Pavarësisht se qasja në furnizime dhe ndihmë mjekësore është ndërprerë për shkak të pushtimit të paprovokuar të Rusisë, Kievi po siguron që këta banorë të moshuar të kenë kujdesin e nevojshëm.
Aksidenti bërthamor që ndodhi më 26 prill 1986, në Çernobil të Ukrainës, kontaminoi afërsisht 150.000 kilometra katrorë tokë në Bjellorusi, Rusi dhe Ukrainë dhe detyroi afro 200.000 njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Pavarësisht nga rreziqet e ekspozimit të lartë ndaj rrezatimit, disa të moshuar kanë zgjedhur të kthehen dhe të jetojnë në zonën e tyre pa energji elektrike dhe pa qasje të lehtës me pjesën tjetër të botës.
Ushtria ruse mori kontrollin e termocentralit bërthamor të Çernobilit më 24 shkurt 2022 pasi filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë. Me urat e shkatërruara, qasja e banorëve në furnizime dhe ndihmë mjekësore u ndërpre papritur.
Megjithëse asnjë fëmijë nuk lejohet të jetojë zyrtarisht në zonë për shkak të niveleve të larta të rrezatimit, është regjistruar një lindje zyrtare.
Sipas të dhënave të vitit 2013 të publikuara nga qeveria ukrainase, 200 deri në 2000 njerëz mendohet se banojnë në zonën e përjashtimit.
Edhe refugjatët që ikën nga luftimet më 2014 në Donbas, janë zhvendosur gjithashtu në zonë.
Asnjë shifër për numrin e njerëzve që jetojnë në zonë nuk ësht publikuar që nga viti 2013. /REL/