Kujdesi shëndetësorë në burgje | Filipçe përgënjeshtron Naser Ziberin

    Ministri i shëndetësisë Filipçe përgënjeshtron Avokatin e Popullit Naser Ziberin i cili ditë më parë tha se nëpër burgje ka mungesë të medikamenteve për personat e varur nga lëndët narkotike. Lidhur me mungesën e kuadrit Filipçe tha se mjekët nuk paraqiten në konkurset e Shtëpive të shëndetit për tu punësuar. Zgjidhje për kuadrin premtoi deri në shtator edhe atë nëpërmjet dy skenarëve.

    Njëri që të jepet më shumë stimulim financiar për ata mjek që do të punojnë ose të ketë sistem të rotacionit të mjekëve të cilët në çdo moment do të jenë në dispozicion të burgjeve. Ka sasi të mjaftueshme tani për tani të Metadonit, për të gjithë të varurit pa dallim ku janë. Kemi një procedurë për tu plotësuar një sasi për muajin e ardhshëm por edhe rezervat e tashme janë të mjaftueshme, kështu që nuk do të ketë skenarë që ka mungesë”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

    Zv.ministri i drejtësisë Agim Nuhiu, thotë se policia e burgjeve, vazhdimisht kryen kontrolle dhe shqipton masa për të burgosurit.

    Përgjatë vitit 2020, në burgun e Idrizovës janë bërë 600 kontrolle personale dhe po ashtu janë hasur në 60 raste që të burgosurit janë konsumator të substancave narkotike, megjithatë janë rreth 200 të burgosur që janë edhe shfrytëzues të tretmanit me metadon. Po kështu në Kumanovë gjatë vitit 2020 janë bërë mbi 130 kontrolle personale dhe 11 persona janë shfrytëzues të terapisë metadon”, tha Agim Nuhiu, zv.ministër i Drejtësisë.

    Sipas Nuhiut, në burgun në Idrizovë gjatë këtij viti janë shqiptuar ndëshkime për 55 të burgosur për përdorim të substancave narkotike dhe 68 raste për përdorim të paligjshëm të metadonit. Ditë më parë avokati i popullit Ziberi alarmoi për gjendjen e vështirë të të burgosurve që janë të varur nga lëndët narkotike. Sipas tij ka raste edhe të futjes ilegale të lëndëve narkotike nëpër burgje./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shumica e plazheve në Ohër këtë verë janë falas | Komuna premton menaxhim ndryshe

    Lajmi i rradhës

    Pandemia dëmtoi rëndë shoqërimin ndërmjet fëmijëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë