Kujt i konvenon që të mos zgjidhen Gjykatësit Kushtetues në Maqedoninë e Veriut?

    VMRO – DPMNE-ja opozitare me një filibastering në Kuvend e “frenon” zgjedhjen e tre nga katër gjykatësit e nevojshëm kushtetues të rinj. Përveç kësaj E majta dhe deputeti nga shumica parlamentare Pavle Trajanov propozojnë ligj për “pensionim të parakohshëm” të gjykatësve kushtetues. Me afrimin e 7 dhjetorit rritet rreziku për një krizë kushtetuese.

    Për dy muaj vendi mund të hyjë në një krizë kushtetuese nëse nuk zgjidhen gjykatës të rinj që do t’i plotësojnë vendet tashmë të zbrazura. Më 7 dhjetor përfundon mandati i Gjykatëses Vangelina Markudova me çka prej nëntë gjykatësve të nevojshëm, gjykata do të mbetet me gjithsej 4 gjykatës dhe nuk do të ketë kuorum për punë.

    Përderisa VMRO – DPMNE-ja me filibastering e shtyn zgjedhjen e tre nga tashmë katër gjykatësit e nevojshëm kushtetues, në procedurë parlamentare në lexim të dytë është propozim – ligji i Të majtës dhe VMRO- DPMNE-së me të cilin parashihet ,,pensionim i parakohshëm” i të gjithë gjykatësve të mbetur kushtetues. Edhe E majta edhe VMRO-DPMNE-ja kërkojnë publikisht që të ndryshohet mënyra se si zgjidhen gjykatësit kushtetues.

    Si me skenar, deputetët në komisionin për zgjedhje dhe emërime me debate dhjetë orëshe dhe me vërejtje procedurale për korrupsionin e pushtetit dhe partizimin e Gjykatës kushtetuese e ,,frenuan” zgjedhjen e propozimit të fundit për gjykatës kushtetues, prokurorin republikan Ljubomir Joveski.

    Deri tani dy prej tre propozimeve të shumicës parlamentare e kaluan ,,filtrin” e komisionit dhe presin ,,amin” në seancë plenare, ndërsa gjashtë propozimet e opozitës u hodhën poshtë.

    Opozita vendosi që ta frenojë procesin kur në rend dite të Komisionit arriti propozimi i fundit i qeverisë për gjykatës kushtetues – Joveski, një ditë pas vendimit të Kryeparlamentarit Talat Xhaferi që ta refuzojë kërkesën e opozitës për mbajtjen e referendumit për marrëveshjen e fqinjësisë së mirë më Bullgarinë.

    Njëkohësisht përveç filibasteringut, në procedurë parlamentare është vendosur propozim – ligji për gjykatësit kushtetues me të cilin kërkohet pensionim i parakohshëm i përbërjes së deritanishme të gjykatësve. Ky është ligj që mund të vendoset në rend dite të ndonjërës nga seancat e ardhshme të reja të Kuvendit, pas nuk u pranua që të kalojë me procedurë të përshpejtuar. Me këtë parashihet që, nëse merr shumicë votash, pas shpalljes së tij në Gazetën zyrtare të përfundojë mandati i gjykatësve të deritanishëm.

    Problemi qëndron se në Kushtetutë parashihet se gjykatësit kushtetues mund t’i përfundojë mandati më herët vetëm mbi katër baza edhe atë dorëheqje, kalimi i mandatit, të shkarkohet nëse është i dënuar për vepër penale me dënim pa kusht me burgim prej së paku gjashtë muajsh ose kur në mënyrë permanente do ta humb aftësinë për ta kryer funksionin e tij, e cila verifikohet nga ana e Gjykatës kushtetuese. Juristët thonë se me ligj nuk mund të rregullohet diçka që tashmë është e paraparë me Kushtetutë.

    Kryetari i mëparshëm i Gjykatës kushtetuese Sali Murati për Radion Evropa e Lirë thotë se para së gjithash, më e duhur do të jetë të miratohet një ligj për Gjykatën kushtetuese, sesa ligj për gjykatësit kushtetues.

    ,,Në lidhje me propozim ligjin për gjykatësit kushtetues, mendoj se nuk është në korrelacion me synimet dhe rekomandimet e Komisionit të Venedikut, raportet dhe rekomandimet ndërkombëtare dhe vendore, për arsye se një pjesë e problematikave që propozohen, tashmë janë të rregulluara me Kushtetutë, “ sqaron ai.

    Murati shton se qëndrimi i tij personal është se nevojitet një kornizë e re ligjore dhe se gjatë mandatit të tij në vitin 2019 Gjykata kushtetuese ka përgatitur një draft version të ,,Propozim ligjit për Gjykatën kushtetuese” dhe propozim për ndryshime të rregullores së Gjykatës kushtetuese, dhe propozim ligj për pagat e gjykatësve dhe të punësuarve në shërbimin profesional të Gjykatës kushtetuese, të cilat janë dorëzuar deri te Ministria e drejtësisë dhe Qeveria por nuk kanë marrë përgjigje.

    Tensione në Kuvend për gjykatësit kushtetues

    Më tej nëse nuk zgjidhen gjykatës të rinj deri më 7 dhjetor, e nëse ndërkohë propozim ligji i kalon procedurat parlamentare, në kushte të një krize kushtetuese, 4 gjykatësit e mbetur nuk do të mund të sjellin vendim për stopim të procedurës së këtij ligji antikushtetues.

    Murati thotë se nëse propozim ligji për Gjykatësit Kushtetues miratohet, me të cilin shkilen dispozitat kushtetuese dhe normat dhe standardet ndërkombëtare, Gjykata kushtetuese me detyrë zyrtare konform nenit 9 duhet të japë iniciativë për kryerjen e procedurës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së ligjit konkret antikushtetues.
    Sipas tij me propozimin për pensionim të parakohshëm të gjykatësve kushtetues cenohet një nga shtyllat kryesore të pavarësisë së Gjykatës kushtetuese, gjegjësisht pavarësia funksionale e Gjykatës kushtetuese, gjegjësisht e gjykatësve kushtetues, e pastaj shkilen e vlerat themelore të Kushtetutës që janë të parapara në pesë nene.

    Partneri i koalicionit qeveritar Pavle Trajanov me mbështetje për propozimin e partisë E majta
    Sipas mendimit të Qeverisë të dorëzuar deri te Kuvendi, nuk ka nevojë për miratim të një ligji të veçantë për gjykatësit kushtetues.

    ,,Qeveria i propozon kuvendit të mos e sjellë Propozim ligjin për gjykatësit kushtetues, me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga ana e deputetëve Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov”, thuhet në shkresën e qeverisë.

    Si propozues i ligjit është nënshkruar edhe deputeti i shumicës parlamentare Pavle Trajanov i cili thotë se ka dhënë mbështetje vetëm që të hapet debat për ndryshim të mënyrës me të cilën zgjidhen gjykatësit kushtetues. Ai si pjesë e shumicës qeverisëse konsideron se principi mbi të cilin zgjidhen gjykatësit kushtetues i konvenon vetëm pushtetit, që sipas tij është e gabuar.

    ,,Nuk jam i shqetësuar për gjykatën kushtetuese, dhe as se ne do të shkaktojmë ndonjë farë krize kushtetuese, besoj se shumica do të zgjedhë gjykatësit kushtetues, nuk do të ketë zbrazëtirë të madhe. Partive që janë në pushtet u konvenon ky sistem, ndërsa kur janë në opozitë nuk u konvenon, atëherë kërkojnë ndryshime. Këtu qëndron problemi, partiak, politik. Derisa LSDM-ja ishte në pushtet, ato e kritikonin Gjykatën kushtetuese se është partiake e VMRO-DPMNE-së, ndërsa tani e bëjnë të njëjtin gabim, propozojnë kuadro partiak me të njëjtën procedurë”, thotë Trajanov.

    Por, për shkak se është pjesë e shumicës qeverisëse dhe nuk pajtohet me qëndrimin e shumicës, ai e ka vendosur nënshkrimin e tij në propozim ligj.

    ,,Kryesisht mbështes sjellje të një ligji, nëse shkon në procedurë un i kam vërejtjet dhe sugjerimet e mia, do të insistoj për disa ndryshime. Unë nuk jam dakord me tekstin integral të ligjit, por si procedurë, jam për”, thotë Trajanov.

    Ai shton se nuk pret të ketë mbështetjen e shumicës dhe sipas tij ky propozim ligj është ,,i ngrirë” gjegjësisht nuk pret që të shqyrtohet në seancë. Situata e këtillë krijon hapësirë që një shumicë e ardhshme qeverisëse ta shqyrtojë.

    Kacarska – Nëse deri në dhjetor nuk zgjidhen gjykatës të rinj, do të hyjmë në një krizë kushtetuese
    VMRO-DPMNE-ja mbështet ndryshime, por nuk jep mbështetje bllanko për propozimin e Të majtës
    Deputetë nga opozitarja VMRO-DPMNE thonë se e mbështesin idenë që të ndryshohet mënyra se si zgjidhen gjykatësit kushtetues, gjegjësisht të definohet në mënyrë ligjore kushti ,,jurist i afirmuar” në bazë të kritereve të matshme dhe plotësim i atyre kritereve si parakusht për një kandidat për gjykatës kushtetues.

    Zëvendës koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së në Kuvend Eli Panova thotë se në propozim ka elemente të caktuara që janë diskutabile dhe për të cilat nevojitet debat i gjerë më ekspertë që të sillet një ligj për Gjykatë Kushtetuese i cili do të jetë i zbatueshëm për më shumë vite.

    „Nuk është qëllimi të sillen ligje që do te jenë sipas qejfit ose kënaqësisë së një partie politike, pa marrë parasysh se për cilën parti bëhet fjalë. Nëse ky ligj mbërrin të paktën në procedurë, besoj se ne do të kemi amendamente, do të kemi debat konstruktiv në drejtim të sjelljes së një ligji i cili do ti plotësojë nevojat e Republikës së Maqedonisë për Gjykatë Kushtetuese dhe rregullim të çështjeve të caktuara të cilat tani në këtë moment janë problematike. Nuk jam e sigurt, gjegjësisht nuk mund t’ju them se do ta mbështesim ligjin ashtu siç është propozuar, ne mbështetëm ligj që do të hapë diskutim për Gjykatën Kushtetuese, por të për të gjitha elementet në ligj ashtu siç është, nuk mund të them se do t’i pranojnë”, thotë Panova.

    Ajo shton se nuk mund të jepet mbështetje bllanko për çfarëdo ligji, por duhet që me debat publik të arrihet deri në zgjidhje cilësore për të gjitha problemet momentale që e tangojnë fushën e gjykatave dhe opinionin maqedonas i cili nuk ka besim te gjyqësori.

    Nëse zgjedhja e tre nga katër të nevojshmit gjykatës kushtetues edhe më tej prolongohet Gjykata kushtetuese do të vihet në rrezik që të mos mund të funksionojnë sepse më 7 dhjetor i përfundon mandati gjykatëses Valentina Markudova, pas së cilës nuk do të ketë kuorum për mbajtje të seancave. Nëse kjo situatë vazhdon edhe pas 7 dhjetorit, shpëtim nga një krizë eventuale kushtetuese mund të sjellë Këshilli Gjyqësor nga radhët e të cilëve duhet të vijë pasardhësi i Markudovës.

    Kryetarja e gjykatës Dobrilla Kacarska sot me shkresë e njoftoi Këshillin gjyqësor si propozues dhe Kuvendin si organ që kryen zgjedhjen e gjykatësve kushtetues për përfundimin e mandatit të Markova-s.

    Ai propozim sipas rregullave për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues nuk do të shqyrtohet në komision parlamentar për zgjedhje dhe emërime, por do të vendoset në rend të ditës në seancë plenare.

    Kryetari i mëparshëm i Gjykatës kushtetuese Murati porosit se nevojitet sjellje e një ligji gjithëpërfshirës për Gjykatën kushtetuese, në pajtim me analizat dhe rekomandimet ndërkombëtare.

    ,”Rekomandoj që në një atmosferë reale dhe të arsyeshme, pa kërkesa joreale, pa kontradikta, mveshje, joprecizitet dhe mosfunkcionalitet të sillet një ligj i ri në frymën e Kushtetutës sonte, rendit kushtetues dhe praktikës moderne kushtetuese për punën dhe funksionalitetin e gjykatave kushtetuese në botë”, thotë Murati.

    Shtatëmbëdhjetë muaj trupi më i lartë i gjyqësorit në vend punon me numër minimal të gjykatësve, sepse katër nga gjithsej dhjete prej tyre u ka kaluar mandati prej në maj të vitit të kaluar. Zgjedhja filloi prej kur mungonin tre, dhe derisa të fillojë komisioni me punë i kaloi mandati edhe një gjykatësi. Derisa të përfundojë zgjedhja e tre të parëve ekziston rreziku që gjykata të mbetet edhe pa një gjykatës tjetër, e kështu gjithsej do të mungojnë pesë gjykatës.

    Lajmi Paraprak

    Kokainë, në ‘menunë’ e lokalit në Fier! Arrestohet pronari, sekuestrohen mbi 18 mijë euro dhe një armë

    Lajmi i rradhës

    Disa produkte që shiten në ambiente të hapura, mund të jenë fatale për shëndetin e njerëzve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë