Kokainë, në ‘menunë’ e lokalit në Fier! Arrestohet pronari, sekuestrohen mbi 18 mijë euro dhe një armë

    Pronari i një lokali në Fier është arrestuar pasi në biznesin e tij policia gjeti kokainë dhe armë.

    Ndaj 46-vjeçarit me iniciale E.Gj. banues në Dërmënas, rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”.

    Në pranga ka rënë dhe një 30-vjeçar. Shtetasi me iniciale L.G. dyshohet se furnizonte me lëndën narkotike pronarin e lokalit. Nga kontrolli në shtëpinë e tij, policia gjeti 6.5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

    Për moskallëzim krimi është arrestuar dhe kamarieri, 28-vjeçari me iniciale D.Ll.

    -D. Ll., 28 vjeç, banues në Pojan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

    Pas kontrollit, janë sekuestruar doza me lëndë narkotike dhe kanabis, 1 armë gjahu me një sasi fishekësh dhe 18.380 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Koja: Fatkeqësisht po rritet numri i rasteve të dhunës onlajn, veçanërisht ndaj gazetareve femra

    Lajmi i rradhës

    Kujt i konvenon që të mos zgjidhen Gjykatësit Kushtetues në Maqedoninë e Veriut?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë