Kultivuesit e duhanit janë të pakënaqur me çmimin blerës

    Kultivimi i duhanit është punë shumë e vështirë dhe pak e paguar, thotë Dragan Ilievski nga Dollneni, të cilin e gjetëm duke punuar në fushë. Sipas tij, çmimi duhet të jetë 600 denarë për kilogram që të paguhet mundi i bujqve që merren me këtë kulturë bujqësore.

    ”Duhani është punë shumë e vështirë dhe nuk është i paguar, kërkojmë, ka disa shoqata që luftojnë për këtë por interesi është më i madh që të na e marrin pa para. Kjo është ekzistencë e vetme në komunë të Dollnenit. Unë momentalisht punoj me tre anëtarë dhe paguaj edhe argat për të mbjellë duhanin ndërsa për të mbledhur, varët nga viti si do jetë”, tha Dragan Ilievski – Bujk.

    Ilievski, thotë se punë primare dhe profesion e ka gastronominë por për të plotësuar nevojat e familjes thotë se është detyruar që të merret edhe me bujqësi.

    ”Unë me profesion jam gastronom por jam edhe në vite, jam 59 dhe pres edhe pension, punoj me honorarë dhe me duhan, dhjetë apo dymbëdhjetë hektarë mbjell në vit. Duhani është shumë punë e vështirë, kush nuk ka punuar nuk e di e ai që ka punuar e di. Thatë se edhe çmimi nuk është i mjaftueshëm, sa duhet të jetë çmimi? Më pak se 10 euro për kilogram, çmimi i duhanit nuk duhet të jetë”, shtoi Dragan Ilievski – Bujk.
    Në vitin 2010 numri i bujqve që merren me kultivimin e duhanit ka qenë mbi 42.000, ndërsa në vitin 2025, ky numër është ulur ndjeshëm dhe tani kemi rreth 14 mijë persona që merren me këtë kulturë bujqësore.

    Lajmi Paraprak

    Më 31 maj dhe 11 qershor do të mbahet provimi shtetërorë për maturantët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë