Qeveria vendos që prej 1 tetorit e diela të jetë ditë jo pune në Maqedoni

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka miratuar ndryshimet ligjore, që nga 1 tetori e diela të shpallet ditë jo pune, për shumicën e veprimtarive.

    Këto ndryshime ligjore, Qeveria i ka dorëzuar në Kuvend, ku duhet të miratohen nga deputetët.

    Kryeministri Zoran Zaev, sot deklaroi se këto ndryshime ligjore kanë qenë prioritet i programit të Qeverisë së tij, ndërsa janë përpiluar me sindikatat dhe punëdhënësit, raporton Nistori.

    “E dial do të bëhet ditë për pushim dhe me këtë kujdesemi për punëtorët. Me këtë do të krijohet barashpesë në mes jetës profesionale dhe personale. Punëtorët do të jenë më të motivuar, por do të kenë edhe jetë private”, tha Zaev.

    Ndërsa ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sqaroi se kush do të mund të punojë të dielave, pasi ky vendim të hyjë në fuqi.

    “Të dielën, do të mund të punojnë shitore të specializuara apo shitore të specializuara apo kioske për shitjen e akulloreve, ëmbëlsirave , apetisanë, lule, suvenire, filigran, gazeta dhe cigare në vendet turistike të përcaktuara në Ligjin për veprimtarinë e turizmit. Shitore në kuadër të pompave të benzinës të cilët ushtrojnë tregti me pakicë, kryesisht me ushqim, pije dhe duhan. Shitore, stenda dhe kioske në qendrat tregtare. Është e rëndësishme të potencohet, se të njëjtat do të mund të punojnë vetëm nga ora 10:00 deri 18:00”, tha Kreshnik Bekteshi.

    Kurse ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, tha se zbatimi i këtij ligji do të kontrollohet nga Inspektorati i Tregut dhe Punës.

    “Këta punëtorë, për punën gjatë së dielës do të marrin mëditje më së paku 50 për qind më ta lartë se mëditja e rregullt. Në mënyrë shtesë, do të marrin edhe ditë të lirë që do ta shfrytëzojnë në 7 ditët e ardhshme. Zbatimi i ligji do të kontrollet nga ana e Inspektoratit të Tregut dhe Punës. Ata punëdhënës që do të punojnë të dielën, duhet ta paraqesin punën në Inspektoratin Shtetëror të Punës, si organ kompetente për kontrollin e zbatimit të ligjit. Punëdhënësit që do të shkelin ligjin do t’u ndalohet puna 15 ditë dhe do t’u lëshohet urdhërpagesë për kundërvajtje”, deklaroi Jagoda Shahpaska./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    21 viktima të dhunës seksuale për tre muaj në RMV, shumica të mitur! (Statistikë)

    Lajmi i rradhës

    Zaev: Me Shqipërinë do të nënshkruajmë marrëveshje për kontroll të përbashkët kufitar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë