KUNDËRSPIN – Nuk janë udhëtarët ata që duhet të kontrollojnë dokumentacionin e transportuesve

    Nuk është detyrë e qytetarëve të kontrollojnë nëse të gjitha shërbimet që përdorin janë në përputhje me të gjitha ligjet që ekzistojnë në vend. Ata as nuk mund t’i dinë të gjitha këto, as nuk duhet t`i dinë dhe t`i kërkojnë. Prandaj ka institucione kompetente që duhet të mbikëqyrin dhe kontrollojnë nëse diçka funksionon sipas rregullores dhe nëse nuk është kështu, të veprojnë në mënyrë të duhur dhe të sanksionojnë. Në këtë rast, detyrimi i kompanive që kryejnë transportin e udhëtarëve është që të kenë licencat përkatëse dhe Inspektorati Shtetëror i Transportit të kontrollojë nëse respektojnë ligjin dhe të ndëshkojë të gjithë për çdo lëshim. Drejtorisë doganore, nga ana tjetër, nuk i lejohet që që automjeti të largohet apo të hyjnë në vend pa dokumentacion përkatës. Dhe jo një herë, por 135 herë i njëjti mjet pa licencë, siç konstatoi hetimi, shkruan Vërtetëmatësi.

    Koordinatori kombëtar i qeverisë për menaxhimin e kufijve, Vladimir Pivovarov, ka drejtuar gishtin drejt qytetarëve për aksidentin tragjik të autobusit në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u plagosën, ku tha se edhe ata kanë një pjesë të përgjegjësisë. Pivovarov në një prononcim për emisionin “25 minuta” në 24 Vesti, tha se qytetarët kanë përgjegjësi të njëjtë me institucionet. Sipas tij, qytetarët është dashur të kontrollojnë nëse autobusi ka licensë. Ne e vlerësojmë këtë deklaratë si spin.

    Spin: A pyeti ndonjë nga pasagjerët apo a ka kërkuar për të parë nëse automjeti me të cilin po udhëtonin kishte licensë interbus? Besoj se jo, tha ai në intervistë (16:08 – 16-18 nga video)

    Pyetjes së gazetarit nëse qytetarët duhet të pyesin, Pivovarov përgjigjet:

    patjetër duhet të pyesim.

    Kundërspin: Përgjegjësinë për kontrollin e trafikut rrugor e ka shteti, gjegjësisht institucionet që janë kompetente për vendosjen e rendit, dhe financohen nga buxheti i shtetit, gjegjësisht nga qytetarët. Qytetarët me të drejtë presin që shteti të kujdeset për sigurinë e tyre, gjegjësisht të sigurojë që gjithçka të funksionojë siç duhet dhe në përputhje me rregulloret ligjore.

    Çfarë thotë ligji se kush e ka përgjegjësinë?

    Ligji për transportin rrugor është shumë i qartë dhe decid. Parregullsitë që u shfaqën në hetimin e transportuesit “Besa Trans” janë përgjegjësi e dy institucioneve – Inspektorati Shtetëror i Transportit dhe Drejtorisë Doganore, të cilat padyshim lejuan lëshime të mëdha.

    Neni 81 përcakton saktë përgjegjësinë e Drejtorisë Doganore, e cila ka lejuar automjetin të hyjë dhe të dalë jashtë vendit pa dokumentacion përkatës.

    Drejtoria doganore, në pikën e kalimit kufitar, gjegjësisht në vend tjetër ku kryhet mbikëqyrja doganore, kontrollon nëse transportuesi vendas dhe i huaj ka patentë dhe dokumente të tjera (udhëtimi ose fletë ngarkesë ose plan të drejtimit të shoferit ose vërtetim nga licesnë ose certifikatë pjesëmarrjeje të shoferëve në komunikacionin rrugor ndërkombëtar etj.), të përcaktuara me këtë ligj për kryerjen e llojit të përshtatshëm të transportit dhe nëse transportuesi e kryen transportin në përputhje me ato dokumente.

    Nëse administrata doganore konstaton se transportuesi i huaj ose vendor nuk ka licencë në automjet dhe dokumentet tjera të nevojshme ose nuk i përdor ato në mënyrën e përcaktuar, do t’ia ndalojë automjetit hyrjen ose daljen nga Republika e Maqedonisë.

    Nga ana tjetër, Inspektorati Shtetëror i Transportit ka dështuar në mbikëqyrjen e tij, gjegjësisht të zbulojë se automjeti nuk kishte licencë të përshtatshme për transport ndërkombëtar. Kjo shihet qartë në nenet 87 dhe 88 të ligjit.

    Neni 87
    Mbikëqyrja inspektuese mbi zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe akteve të miratuara në bazë të këtij ligji që i referohen transportit ndërkomunal të udhëtarëve në linjë të veçantë ndërmjet dy ose më shumë komunave dhe transportit ndërkombëtar të udhëtarëve dhe transportit të mallrave në komunikacionin rrugor të brendshëm dhe ndërkombëtar kryhet nga Inspektorati Shtetëror për Transport, nëpërmjet inspektorëve shtetërorë për komunikacionin rrugor.

    Neni 88
    Inspektorët shtetërorë të trafikut rrugor mbikëqyrin:
    – plotësimin e kushteve për marrjen e licencës për transport ndërkomunal dhe ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave,
    – plotësimin e kushteve të veçanta tekniko-shfrytëzuese të mjeteve për kryerjen e llojeve të caktuara të transportit;
    – zbatimin e marrëveshjes nga neni 23 i këtij ligji.
    – transportin e udhëtarëve në komunikacionin rrugor ndërkomunal,
    – transportin e mallrave në komunikacionin e brendshëm rrugor,
    – transporti i udhëtarëve dhe mallrave në trafikun rrugor ndërkombëtar,
    – transportin e posaçëm të udhëtarëve në linjë që kryhet ndërmjet dy ose më shumë komunave dhe
    – stacionet dhe ndalesat e autobusëve.

    Nëse inspektorët shtetërorë të komunikacionit rrugor gjatë inspektimit konstatojnë ekzistencën e ndonjë arsyeje të përcaktuar në nenin 12 të këtij ligji, ose se transportuesi nuk i mban të gjitha linjat për të cilat ka marrë leje ose konstaton se kanë ndodhur ndryshime në dispozitat e plotësimit të kushteve në bazë të të cilave është miratuar linja e caktuar për të cilën është lëshuar leje (zvogëlimi i numrit të automjeteve, drejtuesve etj.), do t’i paraqesë propozim Ministrit të Transportit dhe Lidhdjeve për të bërë vendim për revokimin e licencës, gjegjësisht heqjen e përhershme të licencës dhe fshirjen e linjave të udhtëimit nga regjistri i linjave të udhëtimit.

    Nuk është detyrë e qytetarëve të kontrollojnë nëse të gjitha shërbimet që përdorin janë në përputhje me të gjitha ligjet që ekzistojnë në vend. Ata as nuk mund t’i dinë të gjitha këto, as nuk duhet ta dinë dhe ta kërkojnë. Prandaj ka institucione kompetente që duhet të mbikëqyrin dhe kontrollojnë nëse diçka funksionon sipas rregullores dhe nëse nuk është kështu të veprojnë në mënyrë të duhur dhe të sanksionojnë.

    Në këtë rast, detyrimi i kompanive që kryejnë transportin e udhëtarëve është që të kenë licencat përkatëse dhe Inspektorati Shtetëror i Transportit të kontrollojë nëse respektojnë ligjin dhe të ndëshkojë të gjithë për çdo lëshim. Drejtorisë Doganore, nga ana tjetër, nuk është dashur të lejoj që automjeti ta lëshoj ose të hyjë në vend pa dokumentet përkatëse. Edhe atë jo një herë por 135 herë një mjet i njejtë pa licensë, siç vërtetoi hetimi. Qytetarët të cilët kanë paguar udhëtimin dhe kanë shkuar në ekskurzion në vend tjetër të kalojnë mirë, nuk kanë asnjë përgjegjësi për të gjitha këto lëshime. Deklarata të tilla janë të padenja dhe paraqesin mungesë të respektit ndaj viktimave dhe anëtarëve të familjeve të tyre të cilët pësuan humbje të mëdha.

    Disklejmer, baner, vertetematesi, NED

    Lajmi Paraprak

    Rrezikohen punonjësit shëndetësor në RMV, nga 1 janari mund të mbeten pa punë

    Lajmi i rradhës

    Bekteshi njofton se do të ketë rritje të çmimit të rrymës deri në 10%

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë