Kur pritet të stabilizohet situata me rritjen e çmimeve në RMV?

    Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në emisionin “360” në Alsat, ka treguar se kur pritet të ketë një stabilizim të rritjes së çmimeve, përcjell Nistori.

    Ai ka thënë se kanë vërejtur edhe këto ditë që situata është qetësuar sa i përket rritjes së inflacionit, mirëpo tha se janë disa faktorë që ata kanë pak ndikim, duke theksuar kështu gjendjen në Ukrainë.

    “Këto ditë kemi një qetësim të rritjes së inflacionit, parashikimet, jo vetëm tek ne por edhe më gjerë, janë se do të duhej në pjesën e dytë të viti që situata të stabilizohet gjithmonë duke pas parasysh disa faktorë, dhe këtu janë faktorët që ne pak kemi ndikim pasi që është kriza mes Ukrainës dhe Rusisë dhe nëse do mund të gjemë zëvendësim të energjisë së gazit për Evropën por edhe të disa produkteve bazë që përdorën në prodhim të industrive bazë”, tha Bytyqi.

    Bytyqi, tregoi se cila është arsyeja e rritjes së vajit, derisa ka treguar se deri ku do të shkojë rritja e çmimeve.

    “Ajo çfarë është më e rëndësishme është standarti i jetesës së popullatës dhe fuqia blerëse e tyre. Unë e them edhe hapur se ne e shohim, e ndjejmë se fuqia blerëse e qytetarëve bie sepse rritet çmimi. Unë nuk jam nga ata që bënë krahasime nëse çmimet e produkteve janë më të lira në rajon, sepse nuk duhet të krahasohesh sepse fuqia blerëse është e ndryshme edhe në rajon. Ajo çfarë është me rëndësi, është se çfarë ne mund të bëjmë. Fakti që jemi në ekonomi të lirë çdo intervenim shtetëror nuk është konform rregullave të tregut por edhe përskaj asaj, ne bëmë ngrirje të çmimeve, por edhe kjo i ka limitet deri kur. Mendoj se ka arritë maksimumi i çmimeve të produkteve ushqimore dhe parashikimet e mija janë që në fakt nuk do të duhej që të shkonin akoma më tutje për shkak se nuk ka faktorë të cilët do të duhej të nxisnin rritje akoma më të madhe”, tha ai.

    “Tek produkti i vajit ka rritje në këtë moment për shkak se kemi shkëputje të zingjirit të ofertës, në fakt të lulediellit, farës së lulediellit ose vajit të parafinuar për të ardhë këtu dhe për ta rafinuar që ta nxjerrim në një kosto më të ulët”, theksoi Bytyqi.

    Zëvendëskryeministri tha se vitet me pandeminë, por edhe kriza ekonomike botërore bënë që të ndahen gati dy miliardë euro për masa anti-krizë në vend që për zhvillim të ekonomisë, dhe shprehu pritshmërinë që paketa ku u përfshi edhe subvencionimi i çmimit të energjisë elektrike të jetë i fundit i llojit të tillë.

    “Gjatë këtyre dy viteve krizë, ata kërkuan rreth 1.7 miliardë euro nga paratë tona, që të mos shpenzohen për qëllime zhvillimi, por të përdoren për të përballuar krizën. Shpresoj që kjo të jetë pakoja e fundit që e miratojmë”, tha Bytyqi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kosovë, beteja me faturat e rrymës shkon në gjykatë

    Lajmi i rradhës

    “Pas gjithë asaj që ka bërë Gruevski ende ka njerëz që e mbrojnë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë