“Pas gjithë asaj që ka bërë Gruevski ende ka njerëz që e mbrojnë”

    Debat i ashpër mes ish-deputetëve Pavle Bogoevski dhe Aleksandar Pandov në emisionin ClickPlus, pas aktvendimit të djeshëm për ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski për rastin “Parcelat në Vodno”. Pandov në përpjekje që ta mbrojë Gruevskin akuzon për përndjekje politike dhe se 7 banesat e Gruevskit nuk qenkan në emrin e tij, përcjell Nistori.

     “Atë që edhe më tutje po përpiqet që ta bëjë LSDM-ja, këto janë ato proceset që tashmë nuk e di se sa janë në numër kundër Nikolla Gruevskit. Unë nuk kam mendim të tillë për të, e as për kryesinë paraprake ashtu siç e prezanton ky gjyqësor dhe kjo prokurori. Mendoj se ka disa banesa për të cilat askund nuk shkruan se janë të Nikolla Gruevskit, në rregull, ata persona tani janë dënuar, tha Aleksandar Pandov nga VMRO-DPMNE”, tha Aleksandar Pandov nga VMRO-DPMNE.

    Pavle Bogoevski u shpreh i habitur nga deklaratat e Pandovit, duke thënë se pas gjithë asaj që ka bërë Gruevski ende ka njerëz që dalin dhe e mbrojnë. Në fakt Gruevski nuk kaloi edhe aq keq, tha Bogoevski, ai u arratis në Budapest ndërsa bashkëpunëtorët e tij janë nëpër gjykatat.

    Bogoevski: Nuk mund të besoj se VMRO-DPMNE-ja ende po e mbron njeriun i cili nga mjetet e tyre ka ndërtuar perandori financiare dhe pronë me vlerë milionëshe. Askund nuk shkruan se banesat janë të Nikolla Gruevskit…nëse shkruante se nuk kishte nevojë që të dëshmohet me vite të tëra, z. Pandov, kjo është puna e parë, së dyti, atë që e thoni do të thotë se….

    Pandov: Nëse nuk ishin në emrin e tij Pavle atëherë….

    Bogoevski: Këtu është krimi, në mënyrë ilegale ka përfituar pronë e cila nuk ishte e tij në mënyrë legale megjithatë ai e kishte në dispozicion. Këtu është krimi dhe kjo gjë u dëshmua.

    Petar Bogojeski nga partia “Koncepti maqedonas” mendon se Gruevski duhet të kthehet dhe të ballafaqohet me drejtësinë.

     “Të vetmen gjë që e dëshiroj si çdo maqedonas tjetër është që Gruevski të marrë trajtim të barabartë para drejtësisë në Maqedoninë, të kthehet në Maqedoni dhe të përgjigjet para drejtësisë, ta dëshmojë fajin ose pafajësinë e tij dhe të marrë dënim nëse dëshmohet faji të cilin gjykatat e vërtetojnë”, tha Petar Bogojevski nga Koncepti Maqedonas.

    Në rastin “Parcelat në Vodno”, Gruevski ishte i akuzuari i parë për larje parash dhe përfitim dhe fshehjes së pronës në mënyrë ilegale, për çka Gjykata penale i shqiptoi dënim me 7 vjet burg. 

    Lajmi Paraprak

    Kur pritet të stabilizohet situata me rritjen e çmimeve në RMV?

    Lajmi i rradhës

    Sejdiu: BDI-ja i hakmerret komunës së Zhelinës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë