Autoritetet në Utah iu bëjnë thirrje njerëzve t’i qëndrojnë larg “kanalit blu”

    Një kanal minierash kripe i mbushur me ujë blu kristalor është bërë atraksioni i ri më i nxehtë turistik në Utah të SHBA-së – por agjencitë po i urdhërojnë njerëzit të qëndrojnë larg.

    Sipas DailyMail, kanali i cili gjendet në Bonneville Salt Flats, shpejti mori vëmendjen e publikut verën e kaluar, kur fotografi Matt Newey shpërndau foto virale të destinacionit në Instagram.

    Që nga ajo kohë, mijëra turistë kanë vërshuar drejt këtij “kanali blu” në përpjekje për të shkrepur fotografitë e tyre.

    Turistët shfrytëzuan rastin për të notuar në ujërat e tij të kaltra, duke alarmuar agjencitë përfshirë Byronë e Menaxhimit të Tokës.

    Zyrtarët e Bonneville Salt Flats lëshuan një deklaratë duke thënë se kanali është e një ‘strukture industriale’ dhe lëshoi thirrje për publikun të mos “hyjë, notojë, gjithashtu të mos notojë me varka ose kajak, ata bënë thirrje gjithashtu të mos ndjekë ndonjë veprimtari tjetër rekreative. 

    Lajmi Paraprak

    Shulku: Sezoni tjetër me tifozë në stadium

    Lajmi i rradhës

    Malazezi paguan të gjitha borxhet e pashlyera të bashkëqytetarëve të tij në dyqanin vendas

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë