Del në ankand diamanti i zi më i madh në botë – do të shitet miliona stërlina

    Shtëpia britanike e ankandeve Sotheby’s ka nxjerrë në ankand diamantin e zi të prerë më të madh në botë.

    Diamanti i zi 555,55 karat i quajtur “Enigma”, i cili ka nisur të ekspozohet në Sotheby’s në Londër, do të jetë në ankand online në datat 3-9 shkurt.

    Diamanti i zi, i cili mendohet të jetë formuar kur një asteroid me gurë të çmuar u përplas me tokën 2,6 deri në 3,8 miliardë vjet më parë, dhe që përfshin osbornitin, mineral i gjendur në meteorite, do të gjejë pronarin e tij të ri më 10 shkurt.

    Enigma, me peshë 800 karat në formë të papërpunuar kur u ble nga pronari aktual në vitet 1990, mori formën e saj përfundimtare pas tre vitesh përpunimi. E prerë në formë palme sipas frymëzimit nga Lindja e Mesme, Enigma pritet të gjejë blerës për rreth 3-5 milionë sterlina.

    Duke folur për AA, Nikita Binani, specialiste e bizhuterive në Sotheby’s, shprehu kënaqësinë për ofrimin e një diamanti të rrallë dhe që bie në sy.

    Binani vuri në dukje se Enigma u rendit si diamanti më i madh i zi me ngjyrë natyrale në botë nga Instituti i Gurëve të Çmuar i Amerikës (GIA) dhe hyri në Librin e Rekordeve Guinness si “diamanti më i madh i prerë në botë” në vitin 2006.

    Duke theksuar se Enigma është një nga diamantet më të fortë që ekzistojnë, Binani deklaroi se në ankand mund të përdoren edhe kriptovalutat.

    Lajmi Paraprak

    Deputetët e LVV-së tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit

    Lajmi i rradhës

    “Mbështetja e Parlamentit Europian është e rëndësishme për zgjerimin e BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë