Irani ka këtë ligj nëse do që të bëhesh mësuese

    Një grua që nuk lind fëmijë, nuk mund të bëheni mësuese në Iran! Kështu, sipas listës së re të kushteve që ka publikuar Ministria e Arsimit e Iranit.

    Në listën e zezë janë edhe duhanpirësit, përdoruesit e drogave dhe alkoolistët.

    Kushtet e tilla kanë nxitur kritika, e madje edhe tallje në mediat sociale, transmeton rel.

    “Në listën mesjetare të Ministrisë së Arsimit, theksi i rëndë dhe qimet në fytyrë konsiderohen sëmundje dhe pengesë për ato që duan të punësohen si mësues. Shkelje e qartë e të drejtave themelore të njeriut”, ka shkruar në Twitter gazetarja iraniane, Sara Omatali.

    Rregullat e reja të qeverisë gjithashtu parandalojnë njerëzit që vuajnë nga mosfunksionimi seksual ose sëmundje të tjera seksuale, si SIDA dhe sifilisi, të punojnë në shkollat iraniane.

    Të ndaluar janë edhe ata që kanë probleme mendore, përfshirë psikozën apo depresionin.

    Më një postim në Twitter, gazetari dhe aktivisti iranian, Omid Memarian, ka thënë se në bazë të rregullave të reja, fizikanti, kozmologu dhe autori i njohur botëror, Stephen Hawking, i cili vuan nga një formë e sklerozës laterale, nuk do të mund të jepte mësim në Iran.

    Lajmi Paraprak

    Dështimi në luftën kundër korrupsionit

    Lajmi i rradhës

    Berisha: Nëse Basha nuk largohet nga zyra brenda pesë janarit, do të ketë një protestë paqësore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë