Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ndaloi stilin e flokëve “mullet” kohët e fundit si dhe prerje të tjera të flokëve; ai po ashtu ndaloi veshjen e xhinseve të ngushta – nga frika se moda do të çonte ‘në nxitje’ kapitaliste midis të rinjve të vendit të izoluar.
Sipas medieve të huaja, përveç stilit të flokëve “mullet”, stilet e tjera sikurse flokët me thumba dhe ato të lyera janë ndaluar gjithashtu në shtetin totalitar – derisa vetëm 15 prerje “të duhura” u aprovuan për qytetarët.
Koreano-veriorët gjithashtu nuk do të lejohen të veshin xhinse të grisura, të kenë shpime në hundë apo në vesh, apo edhe të veshin bluza me slogane.
“Historia na mëson një mësim thelbësor se një vend mund të bëhet i pambrojtur dhe mund të shembet si një mur i lagësht, pavarësisht nga fuqia ekonomike nëse nuk menaxhohet mënyra e jetesës tonë”, shkroi gazetar shtetërore.