Sindikata e Arsimit, pa qëndrim për librat digjitalë

    Sindikata e Arsimit dhe Shkencës nuk ka ndërtuar një qëndrim zyrtar nëse do ta mbështesë iniciativën qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë”, me të cilën kërkohet tërheqja e propozim ligjit për dixhitalizimin e librave. Kreu i sindikatës, Jakim Nedelkov tha se në këtë rast nuk kanë kompetenca të mbështesin një kërkesë të tillë pavarësisht së në këtë iniciativë janë përfshirë një numër i madh i mësimdhënësve. Nedellkov tha se do të reagojnë atëherë kur mësimdhënësit nuk do të kenë kushtet adekuate për zbatimin e procesit mësimor sipas kushteve që parashikojnë propozim-ndryshimet që janë në procedurë.

    Ata mësues sigurisht mbështetjen e kanë dhënë si prindër të cilët vlerësojnë se kjo reformë nuk është mjaftueshëm e pjekur dhe vështirë mund të zbatohet. Megjithatë, ata nuk dalin në emër të sindikatës tonë sepse siç thashë ne në këtë pjesë nuk kemi kompetenca. Megjithatë nëse do të kenë problem me realizimin e procesit mësimor ku mësuesit nuk do të mund ta realizojnë mësimin atëherë sigurisht që kemi kompetenca të reagojmë dhe ta refuzojmë punën në atë pjesë. Do të ishte një dëm i madhë nëse nuk sigurohen kushte adekuate për punë për mësuesit”- deklaroi Sinkron: Jakim Nedellkov, SASHK.

    Nga iniciativa “Libra dhe mësim patjetër të këtë” thonë se mbështetja e SASHK-ut është mëse e nevojshme edhe pse nuk e kanë zyrtarisht.

    Ne i bëjmë thirrje që të veprojnë duke treguar gabimet dhe nxitimin e këtij propozim ligji. I ftojmë që të veprojmë së bashku, të gjithë me një qëllim, dhe ai është të tërheqin këto reforma dhe të punojnë në reforma të reja konstruktive dhe cilësore në të cilat do të marrin pjesë ekspertë si dhe njerëz nga iniciativa qytetare”- pohoi Iniciativa qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.

    Ditë më pare, Komisioni parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive refuzoi nismën për referendum lidhur me tekstet shkollore. Nisma u refuzua për shkak se nuk ishte e kompletuar dhe nuk kishte nënshkrimet e duhura. Për ta ripërtërirë nismën për referendum, nga iniciativa “Libra dhe mësim patjetër të ketë”, kanë paralajmëruar protesta të reja për të mërkurën, më 26 maj, në të gjtha qytetet e vendit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kryeministri Kurti: Masakra e Dubravës vazhdon të mbetet një prej episodeve më të tmerrshme të historisë së popullit tonë

    Lajmi i rradhës

    Kim Jong ndalon këtë stil të flokëve dhe veshjen e xhinseve të ngushta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë