Koreja e Veriut ndalon përdorimin e xhaketave të lëkurës, mund t’i veshë vetëm Kim Jong

    Lamtumirë xhaketave prej lëkure në Korenë e Veriut. I vetmi që mund t’i veshë ato do të jetë lideri i tyre, Kim Jong-un.

    Por ky vendim nuk ka të bëjë fare me luftën ndaj stilit të jetesës kapitaliste, siç ishte me ndalimin e xhinseve të ngushta dhe piercings dhe as nuk ka të bëjë me një kthesë të papritur në mbrojtje të kafshëve. Diktatori i Koresë së Veriut, duket se ka qenë i motivuar vetëm nga krenaria.

    Shumë kopje të palltos së tij, e cila është bërë një nga veshjet thelbësore, nuk mund të kopjohen nga askush.

    Sipas Daily Mail palltoja e veshur për herë të parë nga Kim Jong-un në vitin 2019, u bë e njohur mes elitës së Koresë së Veriut, që mund të përballonte lëkurën e vërtetë.

    Por kohët e fundit, duke pasur parasysh përhapjen e imitimeve të falsifikuara, ka ardhur një vendim drastik, mbyllja e dyqaneve që i shesin dhe largimi i tyre nga njerëzit që i zotërojnë. Gjithçka nga frika se ky “standardizim” pakëson pamjen e diktatorit dhe cenon autoritetin e tij.

    Gjithçka filloi shtatorin e kaluar, kur tregtia jozyrtare midis Kinës dhe Koresë së Veriut u rihap pas bllokadës për shkak të një pandemie: tregtarët vendas filluan të blinin lëkurë sintetike për të bërë xhaketat dhe këto fillimisht u përhapën në klasat më të pasura, e më pas edhe në mesin e banorëve të zakonshme, si një modë e re.

    Kjo, mesa duket nuk i ka pëlqyer udhëheqësit të Koresë së Veriut.

    Lajmi Paraprak

    Nuk është e nevojshme të reduktoni karbohidratet për të humbur peshë

    Lajmi i rradhës

    Dimitrova: Edhe nëse formohet qeveria bullgare deri më 14 dhjetor, vështirë se menjëherë do të merren me RMV-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë