Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në tokë

    Korriku ishte muaji më i nxehtë i Tokës i regjistruar ndonjëherë, sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.

    Ndërsa korriku është zakonisht muaji më i ngrohtë i vitit, këtë vit ai arriti rekordet e të gjitha kohërave, raporton Independent.

    Temperatura e kombinuar e tokës dhe sipërfaqes së oqeanit në të gjithë botën ishte 0.93 gradë celsius mbi mesataren e shekullit të 20-të, prej 15.8 celsius.

    Kjo temperaturë thyen me 0.01 gradë celsius rekordin e mëparshëm të vendosur më 2016, i cili më pas u përputh më 2019 dhe 2020, duke e bërë korrikun e këtij viti muajin më të nxehtë, që kur filluan regjistrimet 142 vjet më parë. 

    Lajmi Paraprak

    “Truri punon edhe pas ndalimit të zemrës” Studimi amerikan: I vdekuri e kupton se po largohet nga kjo jetë

    Lajmi i rradhës

    ‘Deri 25 vjeç, fëmijët i duan prindërit, mbi 25 i qortojnë dhe mbi 30 u kërkojnë falje’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë