“Truri punon edhe pas ndalimit të zemrës” Studimi amerikan: I vdekuri e kupton se po largohet nga kjo jetë

    Truri është një organ sa i mahnitshëm aq edhe i ndërlikuar.

    Ka ende shumë për të mësuar në lidhje me të dhe shkencëtarët vijojnë të zbulojnë më shumë.

    Sipas hulumtimit të Shkollës së Mjekësisë Langone në Neë York thuhet se truri i njeriut ende punon pasi zemra ndalon. Dr. Sam Parnia, drejtori i kujdesit kritik dhe kërkimit të ringjalljes, po udhëheq studimin dhe ka kaluar vite duke studiuar trurin e njeriut.

    Ai ka bërë studimin më të madh mbi temën e përvojave pranë vdekjes dhe tani po shikon se si funksionon truri pas vdekjes.

    Doktor Parnia dhe ekipi i tij biseduan me pacientët me arrest kardiak, si dhe mjekë dhe infermierë dhe zbuluan se disa pacientë kishin funksion të trurit edhe pasi u shpallën të vdekur.

    Hulumtimi i tij është absolutisht magjepsës dhe mund të ketë implikime serioze në mënyrën sesi e kuptojmë jetën dhe vdekjen.

    Ajo që Dr. Parnia zbuloi ishte se truri nuk ishte “mbyllur” plotësisht kur zemra ndaloi. Në fakt, truri vazhdon të punojë mirë pasi zemra ndalon së rrahuri,  kështu që edhe nëse jeni zyrtarisht “i vdekur”, truri juaj mund të jetë ende duke funksionuar.

    Pasi foli me pacientët, Dr Parnia zbuloi se shumë prej tyre mund të kujtonin bisedat që mjekët dhe infermierët po bënin në dhomë edhe pasi zemra e tyre pushoi së rrahuri. Edhe pse këta pacientë teknikisht konsideroheshin “të vdekur”, truri i tyre ende përpunonte informacionin që po dëgjonin.

    “Ata përshkruajnë vëzhgimin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë; ata përshkruajnë të qenit të vetëdijshëm për bisedat e plota, për gjërat vizuale që po ndodhnin, që përndryshe nuk do të ishin të njohura për ta” , shpjegoi ai.

    Dr Parnia dhe ekipi i tij do të vazhdojnë kërkimet e tyre dhe do të monitorojnë trurin nga “përtej pragut të vdekjes” në mënyrë që të ndihmojnë më mirë në ringjalljen.

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti për “Open Balkan”: Nëse ka dobi kjo nismë, Kosova të mos përjashtohet (Video)

    Lajmi i rradhës

    Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në tokë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë