Mania më e fundit në Kinë, prindërit ju vendosin foshnjave të tyre helmet

    Një mani e re ka nisur në Kinë, por këtë herë ka bebet që nuk janë në dijeni të gjithçkaje. 

    Në Kinë, koka e rrumbullakët është shumë në modë në vend dhe është një simbol i bukurisë.

    Prindërit kinezë shpenzojnë mijëra dollarë për të blerë helmeta speciale për foshnjat e tyre për t’ju rrumbullakosur kokën për muaj të tërë.

     Sipas Tencent, një nga kanalet e lajmeve të Kinës, trendi i mbajtjes së helmetave korrigjuese u rrit shumë në tetor  pasi prindërit u dyndën në dyqane për të blerë këto helmeta.

     Këto helmeta duken si topa bowling dhe janë të dizajnuara për bebe që kanë kokë më të sheshtë se normalja.

    Helmetat qëndrojnë në kokat e buta tek të porsalindurit për orë të gjata, me  besimin se ato mund të ndihmojnë në shndërrimin e kokave të sheshta në një formë të rrumbullakët.

    South China Morning Post, në lajmet e saj mbi këtë temë, tërheq vëmendjen me një postim të shpërndarë nga një nënë në një forum. 

    Në postimin që ka shpërndarë, nëna  përshkruan procesin e dërgimit të vajzës së saj 7 muajshe në institucionin mjekësor për të patur ‘aparatin e korrigjimit të kokës’ me titullin “Pavarësisht kundërshtimeve të familjes, koka e foshnjes time u rregullua” .

    “Mendoj se mbajtja e një helmete ka të njëjtin funksion si mbajtja e mbajtëseve për të drejtuar një pjesë të trupit dhe për ta bërë atë më të bukur,”  shkroi gruaja e paidentifikuar në  postimin e saj tashmë të fshirë .

    Dëshira për të pasur një kokë të rrumbullakët u përhap me shpejtësi në platformën e mediave sociale të quajtur Weibo, Twitter i Kinës, dhe këshillat dhe truket për ‘lamtumirë kokës së sheshtë’ filluan të shpërndahen. 

    Kishte rreth 32,000 komente në faqe që diskutonin se si të korrigjoni iformën e kokës.

     Disa përdorues diskutuan gjithashtu se si mund t’i bënin kokat e fëmijëve të tyre më të rrumbullakosura dhe ndanë foto hap pas hapi të metodave të ndryshme të korrigjimit të formës së kokës.

    Image
    Image
    Lajmi Paraprak

    Pendarovski takohet me Bislimoskin: Të rregullohet sektori i energjetikës dhe nevojat e tregut

    Lajmi i rradhës

    Familja Mbretërore britanike mund të padisë Netflix

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë