Vdes 16-vjeçarja në Tetovë, rrethanat të paqarta

    Një vajzë e moshës 16 vjeçare është gjendur e vdekur sot paradite pranë qendrës tregtare në sheshin e qytetit. Sipas informacioneve të para nga Sektori i Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta dhe nuk dihet nëse e mitura ka rëshqitur nga kulmi i qendrës tregtare apo ka kërcyer vetë nga atje.

    Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe sektori i punëve të brendshme por edhe prokurori kujdestar i prokurorisë së Tetovës dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

    Trupi i pajetë i të miturës është dërguar në spitalin klinik të Tetovës për obduksion ndërsa në orët e pasditës edhe i është dorëzuar familjes.

    Në vendngjarje, sot kishin dalë edhe shumë nxënës të gjimnazit të Tetovës ku edhe vijonte vitin e dytë të shkollës së mesme tanimë e ndjera 16 vjeçare.

    Lajmi Paraprak

    Nga java e ardhshme fillon llogaritja dimërore e kohës

    Lajmi i rradhës

    Komisioni: Agjencia e Barnave “MALMED” pengon zbardhjen e manipulimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë