Pele apo Maradona: Kush ishte futbollisti i shekullit XX?

    Në botën e futbollit ka shumë rivalitete të vjetra, por ai midis Brazilit dhe Argjentinës, me protagonistë dy kampionë si Pele dhe Maradona , nuk u shoqërua me gola, duke qenë se të dy kishin 20 vite diferencë, por u ndërtua “në tryezë” nga FIFA.

    Pele apo Maradona: Referendumi në FIFA

    Në vitin 2000, organi më i lartë i futbollit në botë, zhvilloi një referendum për të zgjedhur futbollistin e shekullit. Çuditërisht fitoi Maradona, që arriti të mundë kundërshtarin e tij Pele garën për futbollistin më të mirë në histori, duke marrë 53.6 për qind të votave.

    Por kjo shkaktoi një debat të fortë midis tifozëve dhe midis vetë dy lojtarëve, të cilët kishin secili një stil të ndryshëm brenda dhe jashtë fushës së blertë, por gjithsesi një origjinë sociale të ngjashme.

    Edson Arantes do Nashimento, shkurt Pele, lindi në vitin 1940 në Bauru, në shtetin e Sao Paulos në një familje të varfër. Edhe Diego Armando Maradona , i lindur në vitin 1960, ishte nga Villa Fiorito, një geto në periferi të Buenos Airesit.

    Vështirësia ekonomike, nënkuptonte që kampionët e ardhshëm e kaluan fëmijërinë e tyre në terrene të improvizuara, midis pluhurit dhe gurëve, duke shkelmuar një top që përfaqësonte shpresën e tyre të vetme për një jetë më mirë

    Të gjitha rekordet

    Talenti i tyre nuk kaloi pa u vënë re. Që në moshën 10 vjeçare  Maradona u bë pjesë e Los Cebollitas (Qepët), të rinjtë e Argentinos Juniors. Ndërsa në moshën 15 vjeçare Pele iu bashkua Santos, një nga skuadrat më prestigjioze në Brazil.

    Tre kampionate botërore të fituara për golashënuesin e madh (1958, 1962 dhe 1970), që mburrej me rekordin e 608 golave ​​të shënuar në kampionat dhe 657 në kupa (më vonë ky rekord u thye nga Lionel Mesi).

    Maradona nuk ishte ende 20-vjeç kur shënoi golin e tij të parë me ekipin kombëtar kundër Skocisë në vitin 1979. Ndërkohë në vitin 1982 zbarkoi në Evropë. Fillimisht tek Barcelona, dhe më pas te Napoli, që e bleu në vitin 1984 për 13 miliardë lireta, ose mbi 15 milion euro sot. Në 7 sezone me Napolin ai shënoi 115 gola, fitoi 2 tituj kampionë, Kupën e Italisë dhe Kupën UEFA, duke u bërë një legjendë për qytetin që i vuri stadiumit emrin e tij pas vdekjes vitin e kaluar.

    Secili kampionin e tij

    Debati se kush ishte më i miri nga të dy, një sfidë në të cilën ata u bënë ndoshta padashur protagonistë, mbetet i hapur. Ka nga ata që kujtojnë gati 1.300 golat e brazilianit, dhe të tjerë që pretendojnë se goli i shekullit është ai i argjentinasit në të vetmin botëror të fituar prej tij (në çerekfinalet e Meksikës 1986, kur ai shënoi golin e 2-1 kundër Anglisë). Ka nga ata që vlerësojnë gjenialitetin e këmbës së majtë të Diegos, dhe të tjerët që preferojnë të djathtën unike të Peles. 

    Lajmi Paraprak

    Postmodernizmi arkitekturor si vlerë kulturore

    Lajmi i rradhës

    Një “vesh teknologjik” për fëmijët që kanë probleme me dëgjimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë