Qyteti që po fundoset nga 60 cm çdo vit

    Qyteti bujqësor i Corcoran në Kaliforni është zhytur nga 60 centimetra çdo vit gjatë dekadës së fundit, pasi kompanitë bujqësore pompojnë ujë nëntokësor për të ujitur të korrat.

    I vendosur në Luginën San Joaquin të Kalifornisë, qyteti me sipërfaqe 19,4 km katrorë ka një total prej 21 960 banorësh dhe është zhytur 11,5 metra në 14 vitet e fundit.

    Kjo ka ardhur si rezultat i kompanive bujqësore që kanë pompuar ujë nëntokësor për të ujitur të korrat e tyre për dekada, sipas USGS California Science Water Center.

    Ndërsa Corcoran është zhytur rreth katër metra në zona të caktuara që nga viti 2015, parashikohet që qyteti do të fundoset edhe 6 deri në 11 metra të tjerë gjatë dy dekadave të ardhshme, shkruan “New York Times”.

    Banorët kanë nisur të ndiejnë efektet e financiare të fundosjes së ngadaltë, pasi rroga mesatare vjetore në qytet është 40 000 dollarë. Zonat e përmbytjeve janë zhvendosur dhe niveli i qytetit është dashur të rindërtohet për 10 milionë dollarë, duke rritur faturat e taksës së pronës së banorëve afërsisht 200 dollarë në vit.

    Për breza të tërë, fermerët nxjerrin ujin nëntokësor nën sipërfaqen e tokës, kur nuk mund të marrin mjaftueshëm ujë nga lumenjtë lokalë ose nga kanalet, duke dëmtuar infrastrukturën.

    Fundosja ka ndryshuar peizazhin e qytetit, duke krijuar atë që njihet si “Corcoran Bowl”, e cila është një zonë mes fushave bujqësore.

    Lajmi Paraprak

    Gjërat që duhet të dinë nënat që kanë migrenë

    Lajmi i rradhës

    Shoqëria po zgjohet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë