Sa persona kanë ndërruar jetë për një ‘Selfie’ në 13-të vitet e fundit

    Tejet shqetësuese janë të dhënat të dala nga një studim spanjoll, sipas të cilës, rreth 400 persona në të gjithë botën, kanë ndërruar jetë duke bërë selfie.

    Studimi është realizuar mbi të dhënat e grumbulluara nga një hark kohor prej 13 vitesh.

    Nga janari 2008 deri në korrik 2021, të paktën 379 njerëz dhanë frymën e fundit duke pozuar në celularët e tyre për një selfie.

    Shkencëtarët që kanë kryer studimin pohojnë se shumica e vdekjeve janë për shkak të rrëzimeve, pasi nga 379 personat që humbën jetën, 219 lanë jetën e tyre të fundit duke rënë nga lartësia.

    Shkaqe të tjera kryesore të vdekjes janë aksidentet me makina dhe trena, si dhe mbytja.

    Cilat vende kanë regjistruar më shumë vdekje?

    India vjen e para me 100 vdekje nga viti 2008 deri më sot, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara me 39 vdekje nga viti 2008 deri më sot dhe Rusia me 33 vdekje.

    “Të dhënat për Indinë shpjegohen pjesërisht me faktin se shumë njerëz nxjerrin kokën nga dritarja për të bërë selfie-n perfekte”, shpjegon Christina Huesas, një nga autoret e studimit.

    Studiuesi spanjoll vëren gjithashtu se të rinjtë janë më të rrezikuar me moshën mesatare të viktimave 24.4 vjeç.

    “Nga 379 të vdekur, 41% janë të rinj nën moshën 19 vjeç”, tha ai, duke shtuar se trendi po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm.

    “Që nga fillimi i vitit 2021, një person vdes çdo javë”, thotë ai. 

    Lajmi Paraprak

    Frutat më të mira dhe ato që duhet të shmangin diabetikët

    Lajmi i rradhës

    Escobar: Njohja reciproke do të ishte ideale për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë