Vetëm këto gjashtë shtete në botë nuk kanë aeroport

    Kur udhëtoni në ndonjë shtet paksa më të largët, gjëja e parë që e bëni është që të mendoni për udhëtim me aeroplan, në mënyrë që arrini deri atje sa më këndshëm dhe sa më shpejt

    Ekziston vetëm një gjë e cila mund t’ju prishë përjetimet – nëse shteti në të cilin udhëtoni nuk ka aeroport, andaj udhëtimi me aeroplan ju është i pamundshëm.

    Ekziston një numër i vogël shtetesh të cilat gjenden në këtë listë, mirëpo edhe disa shumë të popullarizuara ndër to.

    1. Vatikani, si një zonë me 109 hektarë , e vendosur në mes të Romës, nuk ka aeroportin e vet. Vizitorët mund të arrijnë lehtë atje nëpërmjet kryeqytetit italian.

    2. Ngjashëm, San Marino është gjithashtu i rrethuar nga toka italiane. Vendi i pestë më i vogël në botë, ka rreth 33,000 banorë dhe është vetëm nëntë milje nga Aeroporti Ndërkombëtar Federico Fellini në Rimini të Italisë.

    3. Për të vizituar Monakon – vendi i dytë më i vogël në botë pas Vatikanit – duhet të kaloni përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Nice – Francë , që është vetëm 25 minuta udhëtim deri në Monaco, vend ky që ka vetëm 38,500 banorë. Është interesante se vendet e treta dhe të katërt më të vogla, Nauru dhe Tuvalu , kanë aeroportet e tyre, ndërsa e pesta dhe e gjashta nuk kanë.

    4. Ne përmendëm tashmë San Marinon, ndërsa për të shkuar në Lichtenstajn, do të duhet të kaloni shfrytëzoni aeroportin e Zvicrës, St Gallen-Altenhrein, 24 milje larg kryqytetit.

    5. Poashtu aeroport nuk ka as Andora. Vend ky që mjafton vetëm 25 milje ta ngasësh makinën për ta parë nga njëri cep në tjetrin. I shtrirë në një luginë të vargmaleve Pirinej, nënkupton që ndërtimi i një piste të aeroportit do të ishte e vështirë, kështu që vizitorët mund të arrijnë përmes Spanjës apo Francës. Opsioni më i afërt për kryeqytetin e Andorës është Aeroporti Girona-Costa Brava në Spanjë.

    6. Nuk ka udhëtim direkt as për Palestinë, por Aeroporti Ndërkombëtar i Ben Gurionit në Izrael është vetëm 15.5 km larg nga Betlehemi. 

    Lajmi Paraprak

    Avokati Demiri: S’ka burrë nëne që më bind se s’ka politikë te rikthimi i rigjykimit të “27 prillit”

    Lajmi i rradhës

    Oferta marramendëse, si Al Hilal po tenton të “rrëmbejë” Leo Mesin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë