Oferta marramendëse, si Al Hilal po tenton të “rrëmbejë” Leo Mesin

    Një lajm i bujshëm ka qarkulluar në mediat sportive ditën e sotme. Al Hilal, ekipi rival i Al Nassr, ku militon Kristiano Ronaldo, por përgatit një ofertë që do të thyejë të gjitha rekordet.

    Sipas raportimeve nga “Daily Mirror”, Al Hilal do t’i garantojë Messit një pagë që tejkalon 173 milionë stërlinat që thuhet se fiton në vit Ronaldo tek Al Nassr. Ndërkohë sipas eksperit Fabricio Romano, Al Hilal është gati t’i garantojë edhe 400 milionë euro në vit.

    Kur Jorge Mesi ishte në Riad dy javë më parë, thashethemet e reja u ndezën menjëherë për marrëveshjen e afërt të Lionelit me skuadrën nga Arabia Saudite. Gjithsesi në ditët në vijim pritet të zbulohen detaje të tjera për sa i përket të ardhmes së Mesit. /PANORAMASPORT.AL/

    Lajmi Paraprak

    Vetëm këto gjashtë shtete në botë nuk kanë aeroport

    Lajmi i rradhës

    KORRIDORI 8 | Taravari: Shpresoj që sa më shpejtë ta përdorim autostradën Tetovë – Gostivar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë