Kurti: FSK është vazhdimësi e UÇK-së, ata janë ushtarët e një populli historik

    Në ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke iu drejtuar ushtarëve të Kosovës tha se ata janë vazhdimësi e UÇK-së.

    Kryeministri Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve tha se FSK ka dëshmuar se është profesionale.

    “Ju jeni ushtarët e një populli historik dhe madhështia e një kombi matet me popullin e saj. Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së. Sot kemi shumë arsye për të festuar. FSK edhe një herë ka dëshmuar se është profesionale. Këtë vit Kosova prapë ka dëshmuar që është partner i besuar i partnerëve ndërkombëtarë. Kosova sivjet ka hapur dyert për ushtritë e botës, ku është mbajtur ushtrimi fushor”, tha ai.

    Kurti tutje ka deklaruar se “në zemrën e ushtarit tonë është dashuria për njerëzit, që ju e keni dëshmuar në Kosovë, në misionet për fatkeqësitë natyrore në Republikën bashkëkombase të Shqipërisë, por edhe në misionet që keni marrë përsipër në territoret e largëta”.

    “Në dijen e ushtarit është historia e popullit. Secili prej jush është rritur me emrat e ndritur që me vullnetin e tyre e kanë krijuar ushtrinë pa patur ndihmë institucionesh, e kanë nxjerrë ushtrinë nga gjiri i këtij dheu. Tashmë ju jeni ushtria e një shteti të këtij kombi, andaj dhe qeveria do të mbështesë më së pari lulëzimin e ushtrisë së vet. Ne nuk guxojmë të veprojmë ndryshe. Në vetëdijen e ushtarit është qenësia e qytetarit më sublim të Republikës”, ka theksuar ai. 

    Lajmi Paraprak

    Probleme serioze për Ronaldon | Rangnick nuk ka mendim të mirë për të

    Lajmi i rradhës

    Si formohen gurët në fshikëzën e tëmthit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë