Kurti: Jemi në rrugë të mbarë drejt normalizimit të raporteve

    Foto: Emir H

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takimin në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan për përmbajtjen e propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes dy shteteve.

    “Ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit. Jemi në një rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve. Është marrëveshje e simetrisë, e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në të ardhmen”, tha Kurti, duke theksuar se takimi në Bruksel ishte pozitiv dhe konstruktiv.

    Pas takimit të Kurtit dhe Vuçiqit nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, shefi i diplomacisë së bllokut evropian, Josep Borrell, tha se palët u shprehën të gatshme të vazhdojnë me zbatimin e propozimit.

    Megjithatë, në takimin e 27 shkurtit palët nuk nënshkruan asnjë dokument. Kurti pretendoi se Serbia nuk ishte e gatshme për diçka të tillë.

    “Unë nuk kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte i gatshëm për të nënshkruar. Unë mendoj që është dëm që nuk është nënshkruar sonte, meqenëse u pajtuam”, theksoi Kurti.

    Megjithatë, Vuçiq se në takimin në Bruksel nuk është biseduar për miratimin ose mosmiratimin e propozimit të BE-së, “për krijimin e planit të zbatimit”.

    “Unë pres ta shoh planin e zbatimit, para së gjithash planin e zbatimit të obligimeve të mëparshme”, tha ai, duke shtuar se ende duhet të punohet në udhërrëfyes.

    Kosovës dhe Serbisë vitin e kaluar u është dorëzuar propozimi evropian, apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman.

    Të dyja palët e kanë pranuar këtë dokument që synon normalizimin e raporteve.

    Sipas informacioneve që ka siguruar REL-i, propozimi i BE-së përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë ndodh kur ushqimi hyn në mushkëri?

    Lajmi i rradhës

    Solidarizim me babanë që humbi të bijën nga tërmeti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë