Solidarizim me babanë që humbi të bijën nga tërmeti

    Një fotografi e një babai duke e mbajtur dorën e së bijës që u vra nga tërmeti i 6 shkurtit, ka ngjallur mbështetje dhe simpati për të atin.

    Kështu së paku konstatoi vetë babai për AFP-në.

    Fotografia e Hancerit ku mbante fort dorën e së bijës, shumë shpejt u bë virale dhe u publikua në ballinat e shumë gazetave, si dhe është shikuar miliona herë në internet.
    Fotografia e Hancerit ku mbante fort dorën e së bijës, shumë shpejt u bë virale dhe u publikua në ballinat e shumë gazetave, si dhe është shikuar miliona herë në internet.

    Pas tragjedisë që ndodhi rreth tri javë më parë kur tërmeti me magnitudë 7.8 ballësh la të vdekur më shumë 44 mijë persona në Turqi, dhe mijëra të tjerë në Siri, fotografi i AFP-së, Adem Altan, kishte përcjellë rrugëtimin e Mesut Hancerit, tashmë i vendosur në kryeqytetin turk, Ankara.

    Ai u zhvendos nga epiqendra e tërmetit, Kahramanmarash, në kryeqytetin turk.

    Mesut Hancer me gruan e tij, Gulseren, dhe tre fëmijët: Beste, Ezgi dhe Berkay (djathtas).
    Mesut Hancer me gruan e tij, Gulseren, dhe tre fëmijët: Beste, Ezgi dhe Berkay (djathtas).

    Nga kjo katastrofë, në rrënojat e ndërtesës prej tetë katesh, ai humbi edhe nënën, vëllezërit dhe nipat e tij.

    Mirëpo, ai u shpreh se, “Asgjë nuk krahasohet me humbjen dhe varrosjen e fëmijës tënd. Dhimbja është e papërshkrueshme”.

    Fotografia e Hancerit – i cili në ato moment kishte të veshur një xhaketë ngjyrë portokalli për shkak të motit të ftohtë e me shi — ku mbante fort dorën e së bijës, shumë shpejt u bë virale dhe u publikua në ballinat e shumë gazetave dhe është shikuar miliona herë në internet.

    Hancer dhe vendasit e tjerë filluan vetë të kërkojnë për të dashurit e tyre nën rrënoja pasi kishte kaluar më shumë se një ditë dhe ndihma e ekipeve të shpëtimit ende nuk kishte arritur
    Hancer dhe vendasit e tjerë filluan vetë të kërkojnë për të dashurit e tyre nën rrënoja pasi kishte kaluar më shumë se një ditë dhe ndihma e ekipeve të shpëtimit ende nuk kishte arritur

    Ai u bë simbol i një fatkeqësie që preku dhjetëra mijëra jetë, duke tërhequr vëmendje të veçantë te familja e tij.

    Ish-bukëpjekësit tani i është dhënë një pozicion administrativ në një stacion televiziv dhe një shtëpi në Ankara, si mbështetje nga një biznesmen.

    Gjithashtu, një artist i ka dhuruar Hancerit një pikturë të vajzës së tij, Irmak, si engjëll përkrah të atit, e cila është e varur në dhomën e tyre të ndejës.

    Piktura e vajzës së Hancerit, Irmak, si engjëll përkrah të atit.
    Piktura e vajzës së Hancerit, Irmak, si engjëll përkrah të atit.

    “Nuk mundja t’ia lëshoja dorën vajzës sime. Ajo po flinte sikur një engjëll në shtratin e saj”, u shpreh babai.

    Duke pritur për ndihmë…

    Kur tërmeti goditi qytetin rreth orës 04:17 të mëngjesit, Hancer ishte duke punuar në furrën e tij.

    Kur ai telefonoi në shtëpi, mësoi se gruaja e tij dhe tre fëmijët e tyre të rritur ishin të sigurt brenda shtëpisë së tyre njëkatëshe, edhe pse kjo shtëpi kishte pësuar dëmtime nga tërmeti.

    Irmak, më e vogla e familjes, e cila e kishte kaluar natën në shtëpinë e gjyshes, nuk mund të kontaktohej.

    Ajo kishte planifikuar të kalonte kohë me kushërinjtë që kishin ardhur për vizitë nga Stambolli dhe Hataj.

    Duke nxituar drejt ndërtesës ku jetonte e ëma e tij, Hancer gjeti ndërtesën tetë katëshe të shembur në një grumbull rrënojash.

    Në mes të të gjitha asaj rrëmuje e frike, gjendej e bija.

    Hancer dhe vendasit e tjerë filluan vetë të kërkojnë për të dashurit e tyre nën rrënoja pasi kishte kaluar më shumë se një ditë dhe ndihma e ekipeve të shpëtimit ende nuk kishte arritur. Ata, madje, u përpoqën të lëviznin blloqe betoni me dorë, por nuk ia dolën.

    Në pamundësi për ta larguar trupin e Irmakut, ai u ul afër saj.

    Hancer duke mbajtur dorën e vajzës së tij të vdekur nga tërmeti.
    Hancer duke mbajtur dorën e vajzës së tij të vdekur nga tërmeti.

    “Ia mbaja dorën, ia ledhatoja flokët, ia putha faqet”, tha babai i Irmakut.

    Teksa fotografi i AFP-së, Adem Altan, ishte duke shkrepur fotografi në afërsi të vendngjarjes, i ati i viktimës iu drejtua duke thënë me një zë të mbytur “Shkrepi fotografi vajzës sime”. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Jemi në rrugë të mbarë drejt normalizimit të raporteve

    Lajmi i rradhës

    Martesa e keqe mund ta dëmtojë seriozisht shëndetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë