Kurti: Kosova dhe Shqipëria duhet të punojnë si patriot dhe të flasin si diplomatë

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë mbledhjes të zhvilluar sot në Elbasan mes qeverive Kosovë-Shqipëri tha se marrëveshjet që janë firmosur mes dy qeverive duhet të gjejnë zbatim dhe se dy vendet duhet të punojnë si patriot dhe të flasin si diplomatë.

    “Më lejoni të përkujtoj se sot janë mbushur dy vjet nga tërmeti i tmerrshëm dhe familjarët sigurisht që kanë pikëllim e mallëngjim. Ne bashkëndjejmë me ta duke pohuar që dhembja e tyre është edhe e jona. Kjo është mbledhja e 7 e përbashkët, por e parë e imja që marr pjesë si kryeministër i Kosovës. Në këtë vit janë bërë 8 muaj dhe po përparojë, sa herë vij në Shqipëri jo vetëm si kryeministër, kam një ndjesi të veçantë që nuk përshkruhet lehtë. Këngëtari ynë Nikollë Nikprelaj thotë jemi si një lis me dy degë, pra jemi një edhe pse për shkak të dialekteve po degëzohemi. Po analizohet mirë çfarëdo them, se ku dua të dal dhe çfarë mesazhi po dërgoj. Edhe sikur mos them asgjë prapë njëlloj do ishte. Ka një lloj ndrydhje të ndjenjave kur flitet për Shqipërinë, që është shkaktuar nga trauma e ndërrimit të simboleve që ka kaluar me një tronditje kolektive. Shoqëria në Kosovë përjetoi një zëvendësim që nuk u pyet dhe kjo është një temë e dhimbshme, dhe nuk është korrekte për të folur për të. Tash të thuash se jemi të lumtur që jemi një kombi ndarë do të ishte një marrëzi. Të thuash që kemi dy shtete se jemi të fortë është largëpamësi”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

    Lajmi Paraprak

    Skuadra e PSZH-së nis kontaktet me ish-trajnerin e Realit

    Lajmi i rradhës

    Takimi Shqipëri-Kosovë në fokus diskutimi mbi lehtësimin e qarkullimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë