Kurti: Nuk qëndron partneriteti jonë me SHBA-në i varur për një pe që tash mund të shkëputet shumë shpejt

    Foto: Tanjug

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëdhëniet me SHBA nuk qëndrojnë “të varura nga një pe që mund të shkëputet”.

    Ai tha në seancën e sotme të Kuvendit se Kosova nuk ka humbur asnjë fond nga projektet e MCC-së për energjinë, dhe se frika dhe paniku për prishje të marrëdhënieve me SHBA janë të pavenda.

    Në seancën plenare të Kuvendit, ku po debatohej për projektin e gazsjellësit, Kurti tha se nëse viti i ka 52 javë, ai takohet 52 herë në vit me ambasadorin amerikan në Kosovë.

    “Nuk na kanë humbur asnjë fonde dhe s’ka dëmtim të raporteve me SHBA-në. Frika dhe paniku i tillë janë të pavend, s’ka nevojë askush t’i ketë dhe t’i shpreh publikisht t’i përcjell te të tjerët. Unë së paku një herë në javë e takoj ambasadorin amerikan. Sot kam takim po ashtu, nëse viti i ka 52 javë, unë e takoj 52 herë në vit. Rregullisht jemi në kontaktet me gjitha temat. Nuk është as aleanca dhe as partneriteti me SHBA dhe sigurinë kombëtare në njërën anë dhe as ai ekonomik dhe zhvillimor në anën tjetër i varur në pe. Nuk qëndron partneriteti jonë i varur për një pe që tash mund të shkëputet shumë shpejt. Prandaj ju lus të gjithë të keni më shumë besim në aleancën dhe partneritetit me SHBA-në”, tha Kurti, transmeton KP.

    Lidhur me debatin për gazsjellësin, kreu qeveritar tha se tre juristë që ishin më energjikët për debatin për energjinë, morën leksion nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të cilën e quajti edhe profesoreshë.

    “Sot ka marrë një leksion të mirë profesoresha e ekonomisë, kjo është shpresëdhënëse për emancipimin. Më energjikët për debatin për energjinë ishin tre juristë dhe ishte shumë bukur si tre studentë të juridikut morën një leksion nga profesoresha e ekonomisë. Jo vetëm që morën leksionin, por kërkuan t’i zgjatet fjala asaj. Mund ta parashikoj si përfundon kjo, në fund të semestrit tre studentë të juridikut do ta admirojnë profesorin e ekonomisë”, shtoi ai.

    Kuvendi i Kosovës ka shkruar në pauzë deri në orën 15:00.

    Lajmi Paraprak

    Zaev dhe Rexhepi konfirmuan përkushtimin e përbashkët për fuqizimin e reformave dhe kursin europian të vendit

    Lajmi i rradhës

    G7 dënon Bjellorusinë për orkestrimin e krizës me migrantë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë