Zaev dhe Rexhepi konfirmuan përkushtimin e përbashkët për fuqizimin e reformave dhe kursin europian të vendit

    Gjatë ditës së sotme, kryeministri i vendit Zoran Zaev ka realizuar takim me deputetin Kastriot Rexhepi. Në njoftimin e Qeverisë thuhet se kryeministri Zaev dhe deputeti Rexhepi konfirmuan përkushtimin e përbashkët për fuqizimin e reformave dhe kursin evropian të vendit.

    “Gjatë bisedës, Zaev dhe Rexhepi theksuan se gjatë viteve të fundit, shteti dhe qytetarët kanë bërë hapa të mëdhenj për një të ardhme të sigurt, duke shprehur bindje se vullneti i qytetarëve për bashkëjetesë të qetë dhe të përbashkët në RMV edhe më tej do të dëshmohet përmes një shumice të qëndrueshme demokratike në Kuvend”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

    Lajmi Paraprak

    Rexhepi: Besoj se Alternativa do bëhet pjesë e qeverisë

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Nuk qëndron partneriteti jonë me SHBA-në i varur për një pe që tash mund të shkëputet shumë shpejt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë