Kurti para studentëve të Oxford-it: Kosova është histori suksesi

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur ditë më parë vizitën zyrtare në Britani të Madhe.

    Kurti ka mbajtur sot një ligjëratë në Oksford Union, ndërsa ka thënë se ndihet i nderuar që ka pasur mundësi të flasë atje për Kosovën.

    “I nderuar që pata mundësinë të flisja në Oksford Union për Republikën tonë të re, origjinën, rrugëtimin dhe fatin e saj. Sot, Kosova është një histori suksesi, një fitore e demokracisë dhe një perspektivë premtuese për socialdemokracinë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Twitter.

    Kurti nesër një ligjëratë të hapur do ta mbajë edhe në Universitetin e Cambridge.

    Kurti gjatë qëndrimit në Britani të Madhe do të zhvillojë takime të nivelit të lartë.

    Lajmi Paraprak

    Kafshët më vdekjeprurëse në botë

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: I kam kërkuar Prokurorisë të hetojë funksionarët e BDI-së, duke filluar nga unë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë