Ahmeti: I kam kërkuar Prokurorisë të hetojë funksionarët e BDI-së, duke filluar nga unë

    Ali Ahmeti i ftuar në “ClickPlus” duke folur për korrupsionin në vend tha se ai personalisht u ka kërkuar të gjitha prokurorive të hapin çështje nga funksionarët e BDI-së, duke filluar pikë së pari nga ai vetë, përcjell Nistori.

    “Te unë asnjë rast nuk është denoncuar. Unë kam kërkuar në Prokurorinë Speciale, kam kërkuar në Prokurorinë e Përgjithshme, zotni hapni hetime për Bashkimin Demokratik për Integrim, për funksionarët BDI-së, nga niveli qendror, duke filluar nga unë, nuk kam kërkuar nga të tjerët, por nga unë.” – tha Ahmeti.

    Ahmeti: Në fund të qershorit, mbase, do fillojë ndërtimi i Korridorit 8

    “Në fund të qershorit, mbase, do fillojë ndërtimi i Korridorit 8, Tetovë- Zajaz dhe pjesa e korridorit 10 Prilep-Manastir. Një  projekt kolosal, një vepër e jashtëzakonshme që lidh dy dete, që lidh dhe dy kontinente. Autostrada Kërçovë-Ohër ka pasur një projekt të gabuar, prandaj ka pasur vonesa”- potencon Ahmeti.

    80 për qind e ish-ushtarëve të UÇK-së sot janë në polici dhe ushtri

    Ahmeti, duke folur për çështjen e ish-ushtarëve të UÇK-së tha se 80 për qind e tyre janë sot në polici, ushtri dhe administratë publikere.

    “Në Marrëveshjen NATO-UÇK është edukimi, trajnimi, sistematizimi i pjesëtarëve të UÇK-së, në saje të kësaj marrëveshje bëni evidencë në ushtrinë profesioniste, në polici, nëse nuk janë 80 për qind të ushtarëve të UÇK-së. Në administratë publike janë ushtarët e UÇK-së, përveç atyre që nuk kanë pasur kualifikimet e duhura”- thekson Ahmeti.  

    Nuk ka rëndësi sa para janë harxhuar në ditëlindjen e BDI-së, por qëllimi i festës

    “Nuk janë 100 dhe 200 mijë euro të shpenzuara për festën e BDI-së, sepse po t’i llogarisni bëjnë 49 mijë. Ka sponsor, dhe ato do të publikohen. Këshilli organizativ do të dali me informacione për donatorët, por nuk janë aq shumë sa flitet. Kjo ka qenë festa e të gjithëve, nuk i ka nxjerrë njeri me zor njerëzit, ishin me dhjetëra mira në sheshin e Shkupit dhe Tetovës”- shton Ahmeti.

    Në rënien e “Perandorisë Jugosllave” kam qenë aktor dhe jo sufler

    Në rënien e “Perandorisë Jugosllave” Ahmeti thotë se ka qenë aktor dhe jo sufler. Po ashtu, ai tha se ka qenë një nga kontribuesit e formimit të shteti të Kosovës.

    “Për 40 vite nuk kam humbur asnjëherë, jo më për këto 20 vite. Janë 43 vjet dhe nuk kam humbur. Është përmbysur Perandoria e Jugosllavisë, unë kam qenë aktor në këto ngjarje dhe jo sufler. Është bërë një shtet që quhet Kosovë, unë kam kontribuar.  Kam kontribuar në statusin e shqiptarëve të Maqedonisë. Për 20 vite asnjë cikël zgjedhor nuk kam humbur”- tha Ahmeti.

    Ahmeti, duke folur për protestën e VMRO-së nëse kjo bëhet për çështjen çmimeve, tha se rritje çmimesh ka kudo duke marrë shembullin e Gjermanisë ku vaji ka shkuar deri në 5 euro për litër. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kurti para studentëve të Oxford-it: Kosova është histori suksesi

    Lajmi i rradhës

    Aliti: Zjarri në Tetovë ishte i madh, rrezikoheshte i tërë qyteti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë