Kurti polemizon ashpër me Borellin: I shërbej Kosovës, jo politikanëve në Beograd që duan të shpëtojnë lëkurën

    Kryeministri Albin Kurti dhe kryediplomati evropian, Josep Borell janë përplasur ashpër në Bruksel, në lidhje me krijimi e asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në Kosovë. Duke folur në konferencën e përbashkët, Kurti ia tha haptazi Borrell se nuk do ta zbatonte, pasi sipas Asociacioni sipas tij, është një vegël në shërbim të Beogradit. Kurti tha madje se i shërbente Kosovës, jo politikanëve në Beograd që duan të shpëtojnë lëkurën.

    “Të gjitha zgjidhjet që vijnë nga lart për të kënaqur politikanët e caktuar s’janë demokratike dhe besoj se kapitujt e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të jenë për të shpëtuar lëkurën e një politikani por t’i shërbejnë popullit. Kam frikë se ky Asociacion është në shërbim të Beogradit shumë më shumë se sa ndonjë qytetari serb të Kosovës të cilëve u shërbej si kryeministër i kësaj republike”, tha Kurti.

    Kjo solli edhe reagimi e përfaqësuesit të jashtë, të BE, i cili tha se nuk është dakord me Kurtin dhe se Gjykata Kushtetuese e mundëson zbatimin e marrëveshjes. Sipas tij, Asociacioni duhet të zbatohet sepse është marrëveshja më e rëndësishme mes dy palëve.

    “Më vjen keq kryeministër më duhet t’ju kërkojë implementimin e kësaj marrëveshje. E di se ka marrëveshje të pa implementuara nga të dyja palët por kjo është më e rëndësishmja”, tha ai. Ai tha se është demokrat por ashtu por që s’i shërben asnjë politikani, duke I kujtuar kryeministrit Kurti se dialogu është i vetmi forum për zgjidhjen e çështjeve.

    Lajmi Paraprak

    Bekteshi njofton se do të ketë rritje të çmimit të rrymës deri në 10%

    Lajmi i rradhës

    Gjykimi i ish-eprorëve të UÇK-së “në të ardhmen”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë