Kurti: Republika e Kosovës ka dëshmuar se është shtet demokratik

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur votën e tij.

    Kurti para mediave tha se komunat janë shumë të rëndësishme, transmeton Telegrafi.

    “Po sa ushtrova të drejtën demokratike, për të zgjedhur kryetarin e komunës. Komuna është shumë e rëndësishme, është qeliza e Republikës. Inkurajoj të gjithë të dalin dhe përcaktojnë për vetën e tyre përmes udhëheqësve. Më 14 nëntor po e përmbyllim një vit të suksesshëm, i cili nisi më zgjedhjet e 14 shkurtit. Republika e Kosovës ka dëshmuar se është shtet demokratik”, deklaroi Kurti.

    Kryeministri uroi qytetarët për përmbylljen e suksesshme të vitit elektoral.

    Raundi i dytë i zgjedhjeve po mbahet në 21 komuna.

    Lajmi Paraprak

    Sot voton Dibra, deri tash kanë votuar më shumë se 2.5 për qind e qytetarëve

    Lajmi i rradhës

    MPB: Prej nesër automjetet duhet të kenë pajisjet dimërore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë