Sot voton Dibra, deri tash kanë votuar më shumë se 2.5 për qind e qytetarëve

    Foto: Nistori

    Në komunën e Dibrës, ku sot zbatohet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune, vendvotimet janë hapur në kohë dhe votimi zhvillohet pa pengesa.

    “Vendvotimet janë hapur në orën shtatë. Votimi në komunën e Dibrës zbatohet në 27 vendvotime, prej të cilave 22 janë në qytet, dy në fshatin Mogorçe dhe nga një në fshatrat Xhepishte, Kosovrast i Poshtëm dhe i Epërm. Në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 19.211 persona, ndërsa në rrethin e parë votuan rreth 42 për qind”, deklaroi kryetari i Komisionit Zgjedhor Komunal – Dibër, Rilind Hasa.

    Dibra është komuna e vetme në vend që voton gjatë sitës së sotme, pasni në rrethin e parë asnjëri nga kandiatët nuk e siguroi censusin e nevojshëm për fitore, ndërsa më 31 tetor ishte përsëritur votimi në një vendvotim.

    Deri në orën 9 të drejtën e votës e kanë ushtruar 480 qytetarë, që përbën 2.5% të totalit 19211 të regjistruar në listën e vetme zgjedhore. Në rrethin e parë deri në ora 09:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 342 votues ose 1,75%, informoi nënkryetarja e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve – Dibër, Jovanka Josifovska.

    Lajmi Paraprak

    Në rajonin e Dibrës ulet numri i kopeve të dhenve

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Republika e Kosovës ka dëshmuar se është shtet demokratik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë