Kurti takohet me kryetarin e Athinës, Greqia mbështet liberalizimin e vizave për kosovarët

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, priti në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis, i cili e përgëzoi për zgjedhjen kryeministër dhe për stabilitetin që ka sjellë në vend fitorja në zgjedhje.

    Në njoftimin e bërë për media thuhet se kryeministri Kurti e vlerësoi nivelin aktual të marrëdhënieve me Greqinë, veçanërisht me Athinën, dhe shprehu interesin që të zgjerohet edhe më tej ky bashkëpunim.

    “Kryetari Bakoyannis shprehu bindjen se zbatimi i reformave të nevojshme në Kosovë, në përputhje me rekomandimet e BE-së, do të fuqizojë perspektivën evropiane të Kosovës. Ai përsëriti mbështetjen e Greqisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e Kryeministrit.

    Më tej në njoftim thuhet se në takim u bisedua për gjendjen në ballafaqim me pandeminë COVID-19, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe popujt. 

    Lajmi Paraprak

    Spasovski me urim drejtuar nënpunësve të policisë

    Lajmi i rradhës

    Edhe një i akuzuar në rastin “Sozia” pranoi fajin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë