Kurti: Vuçiqi do që të kthehet në të kaluarën, por ky tren ka ikur

    Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se situata në veri të vendit është e tensionuar si rezultat i panikut të Beogradit. Ai ka thënë se qeveria që drejton është e shqetësuar, por e kujdesshme për situatën aktuale.

    “Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, ka thënë Kurti në intervistë për gazetën gjermane “Der Spiegel”.

    Në thekset e publikuara nga kjo intervistë, Kurti duke folur për kërkesën e Serbisë për kthimin e 1000 ushtarëve e policëve serb në Kosovë, ka thënë se “Vuçiqi po synon të kthehet në të kaluarën, porse kjo është e pamundur”, transmeton RTK.

    “…Ky tren ka ikur. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, ka thënë Kurti.

    Në këtë intervistë i pari i ekzekutivit ka folur edhe për planet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Lajmi Paraprak

    Moska u godit nga stuhia më e madhe e borës që nga viti 1941 (Video)

    Lajmi i rradhës

    Njëzet filmat më të mirë të vitit 2022

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë