Moska u godit nga stuhia më e madhe e borës që nga viti 1941 (Video)

    Moska është goditur nga një stuhi e madhe bore që meteorologët nuk e kanë regjistruar që nga viti 1941.

    Sipas agjencive ruse, në 24 orët e fundit shtimi i reshjeve në Moskë ka shkaktuar probleme të mëdha, si dhe rrugë të shumta janë bllokuar nga reshjet e borës.

    “Besohet se sot do të bien edhe 5 deri në 10 milimetra borë, që do të thotë se data 18 dhjetor do të shënohet me një maksimum rekord ditor të reshjeve. Njëkohësisht, siç parashikohet nga meteorologët, reshjet e borës në Moskë do të rriten në 40 centimetra deri më 19 dhjetor. Shpërthimet e erës mund të arrijnë 15 metra në sekondë”, shkruajnë mediat e huaja.

    Gjithashtu, meteorologët rusë theksuan se pothuajse 30 për qind e reshjeve mujore ranë brenda një dite në qytet.

    “Duke pasur parasysh se bora në qytet do të vazhdojë edhe gjatë ditës, kjo do të përfshihet në reshjet më të mëdha të borës në një ditë që nga viti 1879”, tha meteonovosti.

    Gjithashtu, Ministria e Transportit e qytetit këshilloi të gjithë qytetarët që në ditët në vijim të heqin dorë nga udhëtimi me veturë dhe të kalojnë në transportin urban.

    Për shkak të reshjeve të dendura të borës, sot në Moskë janë anuluar 56 fluturime dhe duket se reshjet e borës janë problem për të gjithë, përveç banorëve më të rinj që kanë shfrytëzuar këtë mundësi për të shijuar gëzimet e dimrit. 

    Lajmi Paraprak

    Lista me të gjithë fituesit dhe si vendoset lojtari më i mirë i turneut

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Vuçiqi do që të kthehet në të kaluarën, por ky tren ka ikur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë