Kush botoi dezinformata për rezultate të anketave dalëse në zgjedhje?

    Në ditën e zgjedhjeve presidenciale dhe gjatë heshtjes zgjedhore më 24 prill, në rrjetet sociale dhe në media u përhapën rezultate të pretenduara nga EXIT POLL apo anketa dalëse, të cilat nuk u botuan publikisht nga asnjë organizatë apo agjenci.

    Për shembull, disa faqe në Facebook botuan një infografik me rezultatet e pretenduara të një ankete dalëse deri në orën 14. Disa nga postimet u pasuan me pretendimin: “Taravari bindshëm para Osmanit! Rezultatet nga EXIT POLL”.

    Edhe në studion e Kanal 5, i ftuari Dragan Pavlloviq Latas menjëherë pas orës 19 iu referua të dhënave “sipas sondazheve të një agjencie të madhe”, gjegjësisht sipas anketave dalëse:“Sipas sondazheve të një agjencie të madhe që ka përvojë dhe ka punuar edhe me LSDM-në edhe me VMRO-në, ata, sipas anketave dalëse, vlerësojnë një diferencë prej 80 deri në 100 mijë vota…Vlerësimi është diferencë prej 80 deri në 100 mijë vota në favor të kandidates presidenciale Siljanovska të VMRO-DPMNE-së”.

    Mirëpo, pretendimet e tilla u treguan si të pasakta. Së pari, kërkimi në internet dhe në grumbulluesit e lajmeve tregon se asnjë organizatë apo agjenci nuk ka botuar zyrtarisht se po kryen exit-poll gjatë ditës së zgjedhjeve, e as që janë publikuar rezultate të tilla.

    Së dyti, sipas anketës dalëse të supozuar, deri në orën 14 ka pasur një dalje prej 24.71%, ndërsa sipas KSHZ-së, dalje pothuajse të njëjtë ka pasur një orë më parë.

    Së treti, rezultatet e “exit poll-it” janë larg realitetit. Rezultatet e botuara nga KSHZ-ja treguan se Taravari nuk ka prirë bindshëm para Osmanit, dhe as Vankovska e as Jakimovski nuk kanë përqindje më të madhe të votave se Dimitrievski. Edhe “vlerësimi” i Dragan Pavlloviq Llatasit për 80 deri 100 mijë vota diferencë në favor të Siljanovskës është larg nga diferenca reale, e cila është mbi 182 mijë vota.

    Prandaj, të gjitha këto pretendime nga anketat dalëse të supozuara që u plasuan në opinion mund të vlerësohen si dezinformata ose si tentime për manipulim. /IMA/

    Lajmi Paraprak

    Paratë nuk i joshin reformat

    Lajmi i rradhës

    Turistët nuk qëndrojnë më shumë se 1.9 netë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë