Kush do të zëvendësojë Zoran Zaevin?!

    Lidhja Social Demokrate në mbledhjen e mbrëmshme ka shpallur zgjedhjet e brendshme partiake. Sipas zëdhënëses së partisë Bogdanka Kuzevska, procedura për zgjedhje fillon që nesër dhe në këto zgjedhje kanë të drejtë të kandidohen të gjithë anëtarët e partisë të cilët i plotësojnë kushtet sipas statutit. Zgjedhjet do të mbahen më 12 dhjetor.

    Ndërkohë përveç për kryetarit në këto zgjedhje brenda-partiake do të zgjedhen edhe organet tjera të partisë.

    Përndryshe, zëra të brendshëm nga LSDM javë më parë për Nistori thanë se Dimitar Kovaçevski është kandidati më potencial për kryetar partie. Burime nga LSDM vendosën të mbeten anonim me qëllim që të mos ndikojnë në përzgjedhjen e anëtarësisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dimitrova: Edhe nëse formohet qeveria bullgare deri më 14 dhjetor, vështirë se menjëherë do të merren me RMV-në

    Lajmi i rradhës

    LSDM-ja shpalli zgjedhjet e brendshme partiake

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë