Kush duhet t’i përfaqësojë shqiptarët në Qeveri?

    Analisti Besim Nebiu në Daily Click në TV21 tha se janë të sforcuara debatet për atë se kush e përfaqëson legjitimitetin në kampin politik shqiptarë. Nebiu thotë se kjo tregon se Fronti Europian me çdo kusht dëshiron të hyjë në Qeveri.

    “Andaj fjala e z.Ziadin Selës dhe fjala e përfaqësuesve të asaj, janë të bazuara në supozime. Për derisa ka luajtur Fronti Europian në kartë multietnike, ka luajtur në një ligë tjetër të futbollit, e ka të vështirë tash ato rezultate që i ka bërë te kjo ligë, t’i konvertojë në këtë ligën. Sikur të ishte vështirë tani njëra prej skuadrave që humb finalen, të pretendojë…sepse ajo ka luajtur në atë finale, në Ligën e Kampionëve, ashtu thoshte z.Ahmeti. Ka luajtur me kampanjë kundër VMRO-së, i ka fituar kaq deputetë. Këto deputetë janë rezultat i një sërë grupeve etnike e gjeografike. Prandaj këto debatet për legjitimitet besoj se janë të sforcuara, vetëm tregojnë se Fronti Europian me çdo kusht ka qejf të jetë në Qeveri”, tha Besim Nebiu, analist.

    Nga ana tjetër Emir Hasanoviç thotë se nuk ekzistojnë vota puro-shqiptarë, pasi siç thotë ashtu nuk mund të fitohet Gostivari, Struga dhe Çairi. Ai thekson se do të ketë rezultate negative në të ardhmen, sepse komuniteti i tretë siç tha ai jetojnë së bashku me shqiptarët duke shtuar se majorizimi i komunitetit të tretë do të rezultojë në transferimin e kampusit maqedonas konservativ.

    “Ne i kaluam 30 vite duke e diskutuar momentin, 30 vite e diskutojmë momentin në të cilin gjendemi momentalisht dhe nuk shikojmë më larg se hunda. Nëse ne ngecim në këtë moment siç kemi ngecur në momentet e kaluara, ne nuk do të ecim përpara, deklaroi Emir Hasanoviç, analist.

    Ndryshe tema për atë se kush e ka legjitimitetin për t’i përfaqësuar shqiptarët në Qeveri u bë aktuale, që kur Mickoski filloi bisedimet me VLEN-in, edhe pse kjo e fundit mori 4 deputetë më pak se Fronti Europian.

    Lajmi Paraprak

    LSDM në qershor me kryetar të ri

    Lajmi i rradhës

    Weber: VMRO-DPMNE ta respektojë Marrëveshjen e Prespës dhe ta përdorë emrin Maqedonia e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë