KUSH E MBRON MERKON? | “Funksionarët e BDI-së në gjyqësor dhe prokurori i fshehin lëndët”

    Rasti i Ramiz Merkos ishte pjesë e debatit të tribunës së sotme të opozitares VMRO-DPMNE të titulluar “Krim dhe korrupsion”. Deputetja nga radhët e kësaj partie, Eli Panova, gishtin e drejtoi drejt prokurorisë dhe gjyqësorit ku, siç thotë ajo, pikërisht BDI ka ndikim të madh andaj edhe nuk hapen raste, siç janë edhe 6 lëndët për Merkon. Përgjegjës për mosveprim dhe fshehje të veprimeve kriminele të funksionarëve të lartë të BDI-së janë pikërisht anëtarët e infiltruar në nivelet më të larta gjyqësore, tha Panova.

    “Nëse duhet dikush të dalë në konferencë për media besoj se duhet të jetë shefi i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. D.m.th. ky është personi i cili ishte i panjohur për opinion tonë, Islam Abazi, i cili është shef i prokurorisë që në nëntor të vitit 2022. Nuk pres që të ndërmarrë diçka për shkak se është shumë i afërt me BDI-në”, tha Eli Panova nga VMRO-DPMNE.

    Nga LSDM u kundërpërgjigjën se është e pahijshme që VMRO-DPMNE të mbajë tribuna të tilla edhe atë nga Pallati i bardhë që është simbol i krimit dhe korrupsionit. Pyesin në cilët sirtarë gjyqësorë fshihen rastet për opozitaren VMRO-DPMNE, siç janë për Pallatin e Bardhë, tokat në Dellçevë, “I Fuqishmi” dhe shumë të tjerë.

    “Jashtë realitetit, madje mund të thuhet se është edhe perverse DPMNE të mbajë tribuna për krim dhe korrupsion edhe atë nga Pallati i Bardhë që është simbol i krimit dhe korrupsionit. DPMNE është parti me disa aktvendime gjyqësore për shumë vite burgim, qindra ish funksionarë dhe aktual të kësaj partie, mes tyre edhe për shoqërim kriminel”, thonë nga LSDM.

    Për rastin e Merkos dje u përplasën edhe zv.kryeministrja për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska dhe Komisioni Antikorrupsioni, me çka Gërkovska tha se nuk ka kompetenca që të veprojë dhe fajin për mos hapjen e lëndës ia hodhi Antikorrupsionit. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    BDI i reagon VMRO-DPMNE-së: Jeni partia e fundit që duhet të flisni për krimin dhe korrupsionin

    Lajmi i rradhës

    Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë