BDI i reagon VMRO-DPMNE-së: Jeni partia e fundit që duhet të flisni për krimin dhe korrupsionin

    Komunikata e plotë e BDI:

    VMRO-DPMNE është parti sinonim i krimit dhe korrupsionit dhe lideri i saj mburret gjithandej se i di saktësisht përmendësh të gjithë tenderët në komunat ku udhëheq VMRO-DPMNE. Dhjetra procese gjyqësore janë ende aktive kundër zyrtarëve të tyre të shquar që nuk arritën të largoheshin nga vendi. VMRO-DPMNE është partia e fundit që duhet të flasë për krimin dhe korrupsionin.

    Mickoski dhe bashkëpunëtorët e tij vunë dorën në mjaltë kur erdhën për herë të parë në pushtet, duke dëshmuar se asgjë tjetër nuk mund të pritet prej tyre. VMRO-DPMNE është parti pa ideologji dhe pozitë, me lidhje që arrijnë deri në Kremlin dhe interesi i vetëm i saj është dëshira e zhveshur për pushtet dhe fitim.

    Është një organizatë patriotësh të rremë që i luten Zotit që dikush tjetër t’i zgjidhë problemet e qytetarëve, ndërsa ata përfitojnë nga nacionalizmi dhe nxitja e tensioneve.

    Mickovski vazhdon të konfrontohet me BDI-në me dëshirë që do të perceptohet si politikan i ligës së parë. E ka të kotë. BDI qëndron qartë në qëndrimet e veta dhe mbështet institucionet hetimore që të kryejnë punën e tyre pas çdo rasti apo dyshimi për parregullsi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BALLKANI QË VUAN PËR MJEKË!

    Lajmi i rradhës

    KUSH E MBRON MERKON? | “Funksionarët e BDI-së në gjyqësor dhe prokurori i fshehin lëndët”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë