Damien Tarel është një 28-vjeçar i papunë, emri i të cilit u bë viral menjëherë, pasi guxoi që më 8 qershor, të godasë me shpullë Presidentin Francez Emmanuel Macron.
Para hetuesve, ai e ka pranuar atë që ka bërë, por tha se nuk e kishte menduar më parë, që të godiste presidentin.
Prokurori Alex Perrin në një deklaratë për mediat tha se i riu gjatë marrjes në pyetje ka dekaruar se kishte qenë pjesë e lëvizjes anti-qeveritare të jelekëve të verdhë gjatë protestave që “tronditën” presidencën e Macron disa muaj më parë dhe tha se kishte bindje politike ultra-të djathta.
Të enjten ai pritet të dalë në gjyq.
“I riu pranoi se ai veproi nga impulsiviteti dhe ‘pa e menduar më parë’, ç’ka vinte si pasojë e pakënaqësisë së tij,” u shpreh prokurori Perrin.
Gjesti i Tarel ndaj presidentit shkaktoi reagime të shumta. Macron e përshkroi atë që i ndodhi si një incident të izoluar dhe tha se dhuna dhe urrejtja janë një kërcënim për demokracinë.
Tarel u arrestua së bashku me një person të dytë pas incidentit.