Urdhëri i Biden dhe vëmendja e SHBA-ve ndaj Shqipërisë | Artur Zheji: Gjithçka që lexohet politikisht është pasojë e veprimeve tona!

    Analisti Artur Zheji ka komentuar urdhrin e fundit ekzekutiv të presidentit të SHBA-ve Joe Biden, që autorizon sanksione ndaj personave të përfshirë në aktivitete destablizuese, korruptive dhe anti-demokratike në Ballkanin Perëndimor.

    Duke folur në emisionin “Opinion” mbi vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë ndaj Shqipërisë, Zheji u shpreh se ajo ka ndryshuar pas presidencës Biden, i cili sipas tij ndjek linjën e politikave të Klintonit dhe Obamës.

    “Nuk mund të rrihet në një këmbë ure në ajër. Unë mendoj që kemi të bëjmë me pikturë më të madhe që është vëmendje gjeopolitike e ndryshuar e Presidencës Biden. Kemi tre presidentë dhe një doktrinë, Klinton, Obama dhe Biden. Vendosin kontrapozicionin mes SHBA-ve dhe Rusisë në Europë. Linja e forcës që kalon ndërmet Rusisë dhe interesave oksidentale në Ballkan kalon nga Shqipëria.  Dihet që po ndërtohet një bazë ushtarake shumë e rëndësishme ruse në Serbi. Dihet që administrata Trump e transferoi. Doktrina Trump thoshte se një aleancë e Shteteve të Bashkuara me Moskën, me Putinin, do të zhbënte aleancën e djallit Rusi-Indi-Kinë. Shpalli rrezikun e “verdhë” si më të madhin. Këmba e urës qëndroi këtu”, tha Zheji.

    Analisti tha se bazat projekt të SHBA-ve në Shqipëri janë një vijë imagjinare fronti përballë atyre që Rusia ka në Serbi.

    “Kjo ka një problem. Kjo gjë u tolerua për shumë vite. U rrit presioni, u rrit vëmendja. Ne kemi disa baza projekt, përveç asaj të Kosovës dhe do të jenë bazë ekulibruese të bazës ruse në Serbi. Është një vijë imagjinare fronti, gjeopolitike për momentin, shpresoj të mos jetë vijë lufte. SHBA-ve bëjnë atë që quhet bonifikim i terrenit”, u shpreh analisti.

    Zheji foli gjithashtu për futjen e Shqipërisë në një strukturë anglosaksone, ku sipas tij nuk bëhet shaka me shtetin.

    “Demokracia dhe disiplina shkojnë bashkë në strukturën e sintaksës politike anglosaksone. Angosaksonët nuk bëjnë shaka. Ne bëjmë shaka me shtetin. Ata të kanë futur në regjimin e tyre, gati na kanë dhënë një yll në flamurin e tyre, na kanë në guvernatorimin e tyre dhe na qeverisin tashmë dhe do bonifikojnë harlisjen latine, mesdhetare të shqiptarëve në një strukturë anglosaksone. Nuk ka më entitet më objektiv se SHBA-të”, tha analisti.

    Ndërsa u ndal te fokusi që kanë aktualisht amerikanët te Shqipëria Zheji tha: “Mendoj që kemi bërë ç’është e mundur që kjo të ndodhë. Gjithçka që lexohet politikisht është pasojë e veprimeve tona”. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Kush është 28-vjeçari i papunë që goditi me shpullë presidentin Macron (VIDEO)

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia pa roaming me Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë