Kush është gruaja e parë në postin e ministres së Jashtme të Gjermanisë?

    Zëvendëspresidentja e partisë së të Gjelbërve, do të bëhet ministrja e re e Jashtme dhe gruaja e parë në këtë detyrë në Gjermani, njoftoi partia e saj.

    Gruaja 40-vjeçare do të marrë detyrën në fillim të muajit dhjetor, si pjesë e një koalicioni qeveritar të formuar të mërkurën me socialdemokratët dhe liberalët.

    Të Gjelbrit njoftuan gjithashtu se zëvendëspresidenti i tyre i dytë, Robert Habeck, do të drejtojë një “super ministri” që ndërthur klimën dhe ekonominë.

    Annalena Baerbock do të zëvendësojë socialdemokratin, Heiko Maas në Ministrinë e Jashtme. Përveç gruas së parë, ajo do të jetë edhe njeriu më i ri në atë pozicion në historinë gjermane.

    Gjatë fushatës zgjedhore, ajo premtoi të ringjallë diplomacinë gjermane, veçanërisht do të jetë e ashpër me Rusinë dhe Kinën, raporton dw.

    Bashkimi Evropian ka nevojë për “një politikë të jashtme të fortë, të hapur, pro aktive gjermane”, kishte deklaruar në muajin maj, Baerbock.

    Duke kundërshtuar tubacionin Nordstream 2, i cili supozohet të lejojë transportimin e gazit rus, avokatja, e specializuar në të drejtën ndërkombëtare, thotë se një qasje e ndryshme ndaj regjimeve autoritare është “vendimtare për qeverinë e ardhshme, sigurinë tonë dhe vlerat tona”.

    Lajmi Paraprak

    Veprat e artit që u vodhën gjatë Luftës së Dytë Botërore

    Lajmi i rradhës

    Vjosa Osmani politikania më e pëlqyer në Shqipëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë