Vjosa Osmani politikania më e pëlqyer në Shqipëri

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është politikania kosovare më e pëlqyer në Shqipëri. Mbi 81 për qind e qytetarëve kanë mendimin më pozitiv për të.

    Osmani është edhe udhëheqësja kosovare që ka nivelin më të ulët të mendimit negativ në Shqipëri, vetëm rreth 9% e qytetarëve të Shqipërisë kanë mendim negativ për të.

    Në përgjithësi, shqiptarët e Shqipërisë kanë mendim pozitiv për të gjithë politikanët më të rëndësishëm kosovarë.

    Pas Osmanit, Behgjet Pacolli gëzon mendim pozitiv mes thuajse 77% të shqiptarëve, dhe me radhë Albain Kurti (rreth 76%), Ramush Haradinaj (72%).

    Hashim Thaçi vjen më poshtë – rreth 63% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për të. Por Thaçi është politikani për të cilin ka më shumë mendimin negativ – një në katër shqiptarë (25,2%) të Shqipërisë ka mendim negativ për të, transmeton Euronews.al.

    Drejtuesit e rinj të dy partive të rëndësishme kosovare LDK dhe PDK gëzojnë njohje të pakët në Shqipëri: më shumë se katër në pesë shqiptarë nuk i njohin Lumir Abdixhikun dhe Memli Krasniqin.

    Gjetjet janë të vrojtimit të Barometrit në Euronews, për periudhën 20-29 tetor 2021, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

    Lajmi Paraprak

    Kush është gruaja e parë në postin e ministres së Jashtme të Gjermanisë?

    Lajmi i rradhës

    Eksperti i komunikacionit hedh dyshime për sistemin e sigurisë në autobus

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë