Kush është zëri pro-rus në Maqedoni sipas Bujar Osmanit?

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në ClickPlus në TV21 tha se MPJ-ja ka ftuar ambasadorin rus në RMV për t’i shprehur protestë për komunikimin e tyre.

    “Mund të them atë qe ia kemi thënë ambasadorit. Kjo formë e komunikimit me opinionin tonë interpretohet këtu si kërcënim. Është formë e palejuar e komunikimit dhe qytetarët tanë nuk janë rusofob, por janë kundër agresionit të shtetit rus mbi një shtet sovran”, tha mes tjerash Osmani.

    Osmani tha se kjo nuk paraqet bazë për shpallje të non grata deklarata e Ambasadës ruse se po “përcjell qytetarët dhe se po heton prani të rusofobisë”.

    “Ju po thonë që nuk është shkelje kjo që po na vëzhgojnë të gjithëve Ambasada ruse? -Ne kemi reaguar sot. Nuk është shkelje e nivelit për të shpallur persona non grata një ambasador”, tha mes tjerash Osmani.

    Maqedonia mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Osmani tha se Maqedonia e Veriut mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO. Osmani theksoi se përveç NATO-s, RMV-ja ofron mbështetje për faktorizim të Kosovës në çdo sferë ndërkombëtare.

    “Absolutisht ne përkrahim anëtarësimin e Kosovës në NATO, Kombet e Bashkuara, në BE. Etablimin ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës. Pa asnjë dyshim. Ne jemi të gatshëm Kosovës t’i ndihmojmë në plotësimin e kritereve për anëtarësim në NATO”, deklaroi mes tjerash Osmani.

    Osmani: Evropa po kthehet te qymyri dhe energjia nukleare! Maqedonia duhet të riadoptojë strategjinë e burimeve të energjisë

    “Kemi varësi, kemi varësi, krejt Evropa është e varur prej burimeve energjetike ruse. Të bazoheni vetëm në burimet e ripërtritshme të energjisë nuk është e qëndrueshme se ato nuk janë konstante, ndonjëherë kanë prodhim më të mirë, ndonjëherë kanë prodhim më të dobët. Keni një ditë me diell , keni më shumë rrymë. Tash e e shoh që Evropa po kthehet te qymyri dhe energjia nukleare. Maqedonia e Veriut sigurisht që duhet të riadaptonë strategjinë e vetë në afatgjatë drejt burimeve të energjisë”, deklaroi Osmani.

    Apasiev, zëri pro-rus në Maqedoni! Qëndrimi i BDI-së ndaj Levicës ka qenë si ndaj Federatës Ruse

    “Apasiev, atë e shoh si paradigmë të prezencës ruse më Maqedoninë e Veriut. Tash sigurisht që partnerët e tij të koalicionit do të ndihen keq, por ky është konstatim objektiv. Po BDI që është në Veles në koalicion me Levicën? BDI nuk është në koalicion, për Veles nuk e di si janë rrethanat atje, por qëndrimi i BDI-së ndaj Levicës ka qenë si ndaj Federatës Ruse”, tha mes tjerash Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Udhëtimi i Ronaldos drejt Portugalisë

    Lajmi i rradhës

    Agjencia për Punësim: Në Maqedoni ka 10 mijë vende të lira për punësim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë