Udhëtimi i Ronaldos drejt Portugalisë

    Cristiano Ronaldo nuk ka luajtur në derbin lokal ndërmjet Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit, ndërkohë që njoftimi zyrtar për mungesën e tij ishte një lëndim muskulor.

    Superylli portugez udhëtoi drejt Portugalisë duke refuzuar ta ndiqte sfidën që përfundoi me humbjen e Djajve të Kuq me rezultat 4-1.

    Porse kjo nuk është hera e parë që CR7 e braktis skuadrën e tij, pasi këtë e kishte bërë në disa raste gjatë qëndrimin trevjeçar te Juventusi.

    1 – Në kërkim të tartufëve

    (Foto: Twitter/JuveFC/Instagram)

    Në tetor të vitit 2019, Maurizio Sarri e la portugezin të pushonte në një ndeshjen kundër Puglias në Lecce, ndërsa në vend se të udhëtonte me ekipin, ai qëndroi në Torino dhe vendosi të shkonte në kërkim të tartufëve në një fshat, ndërkohe që Juve mori një barazim zhgënjyes (1-1).

    Asokohe tifozët e kishin kritikuar veprimin e tij duke sugjeruar se duhej të udhëtonte me bashkëlojtarët, të qëndronte në bankën rezervë dhe të inkuadrohej kur të ishte nevoja për ta siguruar fitoren.

    2 – Largimi pas zëvendësimit ndaj Milanit

    (Foto: Football.London/AFP/Getty)

    Dy javë pas kërkimit të tartufëve, Sarri e largoi Ronaldon në minutën e 55-të në ndeshjen në shtëpi ndaj Milanit, kur rezultati ishte akoma 0-0. Në vend të tij u inkuadrua Paulo Dybala, i cili më pas e shënoi golin e fitores.

    Cristianos nuk i pëlqeu vendimi i trajnerit dhe u largua nga Allianz Stadium menjëherë pas zëvendësimit duke mos qëndruar për ta shikuar ndeshjen nga banka rezervë.

    3 – Udhëtimi drejt Portugalisë

    (Foto: Instagram/Corriere Torino)

    Në mars të vitit 2020, pak para izolimit të parë nga COVID-19 në Itali, Ronaldo udhëtoi drejt Portugalisë për të qenë pranë nënës së tij në Madeira. Kur Daniele Rugani rezultoi pozitiv, CR7 veçmë ndodhej në shtëpi duke u bërë lojtari i parë i Juventusit që ishte larguar nga Italia. Më vonë, edhe ai rezultoi pozitiv dhe u izolua në Madeira.

    Shumëkush e kishte akuzuar portugezin që nuk i ka marrë me seriozitet protokollet anti-COVID dhe vendimi i tij, nxiti edhe largimin e futbollistëve tjerë jo-italianë në ditët dhe javët në vijim drejt vendeve të tyre.

    4 – Takimi post-Milan

    (Foto: Juvefc)

    Pas humbjes prej 3-0 nga Milani në maj të vitit të kaluar, Cristiano u takua me Andrea Agnelli dhe John Elkann në Maranello. Shumë nga bashkëlojtarët e tij nuk ishin të kënaqur që ndodhi ky takim, megjithëse kishte qenë një vizitë e paracaktuar që duhej të ndodhte pavarësisht rezultatit nga sfida ndaj Rossonerëve.

    5 – Largimi

    (Foto: Twitter/Manchester United)

    Ronaldo u largua nga Juventusi në verën e kaluar në mesin e një stuhie kaosi, kur ishte shumë e paqartë se çfarë do të ndodhte me të ardhmen e tij. Ai e filloi sezonin me Bianconerët duke luajtur 30 minuta në barazimin 2-2 ndaj Udinese, para se të bëhej e qartë se ishte i gatshëm të largohej.

    Portugezi ishte shumë pranë që t’i bashkohej Manchester Cityt të Pep Guardiolas, por për një cast ndërroi mendje duke u kthyer në Old Trafford, derisa bashkëlojtarët te Juve nuk kishin aspak informacion se çfarë po bënte, njëherësh klubi nuk ishte përgatitur me një zëvendësues të denjë.

    Lajmi Paraprak

    Escobar: Rusisë t’i pamundësohet shfrytëzimi i luftës për të penguar përparimin në Ballkanin Perëndimor

    Lajmi i rradhës

    Kush është zëri pro-rus në Maqedoni sipas Bujar Osmanit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë