Kush ka ndihmuar më tepër shtrirjen e ndikimit rus në RMV! Çfarë ka bërë Ali Ahmeti që ta parandalojë?

    Debat i ashpër në Click Plus nga të ftuarit Halil Snopçe, deputeti i ASh-së, dhe Kreshnik Bekteshit, ministër i ekonomisë. Debati më i nxehte ishte për atë se kush ka ndihmuar më tepër shtrirjen e ndikimit rus në Maqedoni. Deputeti Snopçe pyet që, nëse Rusia paska hyrë aq thellë në instancat tona, çfarë ka bërë Ali Ahmeti që ta parandalojë? Nëse ariu polar ka hyrë në Maqedoni, thotë se BDI-ja ka faj të jashtëzakonshëm.

    -Rasti “Daka Davidoviç” i cili është në listën e zezë amerikane, këta deshtën t’i japin parcela të majme në Qendër të Tetovës, Daka Davidoviqit.
    -Kush ka dashtë? Pse manipulon?
    -Po dihet bre, kaloj plani. Onishçenko, të lutem më lejo, Onishçenko. Këta i dhanë pasaportë Onishçenkos.
    -Kush i dha?
    -Po Qeveria e BDI-së bashkë me LSDM-në.
    -Por edhe ju keni qenë?
    -Jo ne kemi qenë pastaj, Onishçenkos para dy viteve i’a keni dhënë pasaportën.
    -Po Lëvizja Besa ku ka qenë? Alternativa ku ka qenë?
    -Edhe 200 pasaporta tjera narkodilerëve dhe oligarkëve të cilët shëtisin lirshëm me pasaportat e Maqedonisë.

    Si kundërpërgjigje, Bekteshi shprehet se asnjë prej akuzave nuk mbanë por është vet deputeti Snopçe që ka ndihmuar ndikimin rus në Maqedoni. Këtë thotë se e ka bërë duke bashkëpunuar me kryetarin e Levicës, Dimitar Apasiev.

    “Z.Snopçe, ka nënshkruar dhe ka bërë marrëveshje dhe ka fotografi për të njëjtën, me Dimitar Apasievin. Çdo qytetar në RMV e di se cila është politika e Dimitar Apasievit. Kundër pavarësisë së Kosovës, kundër Bashkimit Europian”, deklaroi Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.

    Dy të ftuarit kishin përplasje edhe për atë se prej kujt fiton tenderë publik kompania ruse për derivate që funksionon në Maqedoni, Luk Oil.

    -Lukoil-i prej ku i mer tenderat?
    -Cili Lukoil? – Lukoili.
    -Pse prej ku i mer tenderat?
    -Ja ti trego je ministër ekonomie.
    -Lukoili nuk ka, nuk mund të ketë dhe as që ka patur ndonjëherë ndonjë kontratë prej Ministrisë së Ekonomisë.
    -Prej ku i mer tenderat Lukoili?
    -Për fat të keq, me sa e di unë, ka patur nga institucionet me të cilat kanë udhëhequr kuadrot e juaja.
    Ajde be tashi….


    Bekteshi betohet që nëse ministria e ekonomisë ka çfarëdolloj kontrate me Luk Oil, ai jep dorëheqje edhe nga funksioni ministër edhe nga politika. Përndryshe, alarmimin për ndikimin rus në Maqedoni e bëri kreu i BDI-së Ali Ahmeti ditë më parë kur dha të ashtuquajturin “lajmin e madh”, e kur njoftoi emrin e kandidatit për president, Bujar Osmanin. Ahmeti tha se Rusia ka ndikim në poret shoqërore të vendit tonë dhe ndikon në skenën politike në vend, në media, në ekonomi, infrastrukturë dhe shoqëritë civile.

    Lajmi Paraprak

    LSDM-ja nuk e mbështetë vazhdimin e afatit të pasaportave, kjo është arsyeja

    Lajmi i rradhës

    Paga më të larta për punonjësit e UKM-së për 22%, fillon zbatimi i marrëveshjesë së re kolektive

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë